Pyetje: Disa imamë në namazin e taravive i bashkojnë katër rekate apo më shumë me një selam të vetëm pa u ulur pas dy rekateve dhe pretendojnë se kjo është prej Sunnetit, a ka ndonjë bazë në sheriatin tonë të pastër për këtë veprim?
Përgjigje: Ky veprim nuk është i ligjshëm, madje është i urryer ose i ndaluar sipas shumicës së njerëzve të dijes; për shkak të fjalës së Pejgamberit –sal’lAllāhu alejhi ue sel’lem–:
“Namazi i natës është dy e nga dy.”
Dijetarët kanë rënë në konsensus për saktësinë e tij prej hadithit të ibnu ‘Umerit –radij Allahu anhuma–, dhe për shkak të asaj që është vërtetuar prej ‘Aishes –radij Allahu anha– se:
“Pejgamberi –sal’lAllāhu alejhi ue sel’lem– gjatë natës falte 11 rekate dhe jepte selam pas çdo dy rekateve dhe një rekat e falte tek.”
Dijetarët kanë rënë në konsensus për saktësinë e tij dhe hadithet me këtë kuptim janë të shumtë. Sa i përket hadithit të njohur të ‘Aishes se:
“Pejgamberi –sal’lAllāhu alejhi ue sel’lem– gjatë natës falte katër rekate dhe mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre, më pas falte katër rekate dhe mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre”,
hadithin e kanë transmetuar el-Bukhari dhe Muslimi, dhe kuptimi i tij është se ai jepte selam pas çdo dy rekateve dhe nuk është kuptimi se ai i falte katër rekate me një selam të vetëm për shkak të hadithit të lartpërmendur dhe për shkak të asaj që është vërtetuar prej tij –sal’lAllāhu alejhi ue sel’lem–:
“Namazi i natës është dy e nga dy.”;
ashtu siç parapriu dhe hadithet përforcojnë njëri tjetrin.
Ajo që bie detyrë mbi muslimanin është që t’i marrë të gjitha ato dhe të shpjegojë atë që është përgjithshme me atë që është e qartë dhe prej Allāhut vjen suksesi.