Gjykimi i kremtimit të mevludit… – shejkh Takijjudin al-Hilalī

0
505

 

Me të vërtetë, prej bidateve të shëmtuara, me të cilat janë sprovuar muslimanët që prej 11 shekujsh është bidati i mevludeve, që është mbledhja e një grupi njerëzish të cilët lexojnë historinë e lindjes së Pejgamberit ﷺ dhe kur afrohen tek koha e lindjes së tij çohen në këmbë dhe thonë: “Mirëserdhe, mirëserdhe, kanë ekstremizëm në këtë gjë, kalim të kufijve në lavdërim, gënjeshtra, të cilat i fusin në këto mevlude.” …….

….Këtë bidat të shëmtuar nuk e ka njohur dhe nuk e ka bërë askush, vetëm se në shekullin e katërt të hixhretit. Është vërtetuar se ai ﷺ ka lindur në muajin “Rebi’ul Euel”, por a ka lindur më një Rebi’u apo me dy, apo me tre apo me katër, apo me pesë, apo me dymbëdhjetë, apo në filan ditë? Askush nuk e di, nuk ka ardhur për këtë asgjë nga Pejgamberi ﷺ fare, as nga sahabët; por është shpikje, gënjeshtër dhe nuk ka bazë që ta bëjmë atë në ditën e dymbëdhjetë, pastaj, supozojm sikur e dimë ditën në të cilën lindi Pejgamberi ﷺ, p.sh është ditën e shtatë, apo ditën e dytë, apo ditën e katërt apo ditën e dhjetë, a kemi argument prej Allāhut dhe të Dërguarit të Tij që ta kremtojmë këtë ditë?

A e ka kremtuar Pejgamberi ? A i ka mbledhur ai ndonjë ditë shokët e tij dhe t’u thotë: “Ejani të kremtojmë ditëlindjen time dhe lexoni historinë?” Kurrsesi!

A e kanë kremtuar shokët e të Dërguarit të Allāhut ﷺ? Po katër khalifët e drejtë: Ebu Bekri, ‘Umeri, ‘Uthmani dhe ‘Aliu? A e kremtoi ndokush prej tyre mevludin (ditëlindjen) e Pejgamberit ﷺ? Kurrsesi!

A e kanë kremtuar tabi’inët? Imām (el-Hasen) el-Basrī dhe Ebu Kulabeh dhe jo vetëm prej tabi’inëve, a e kremtoi dikush prej tyre? Kurrsesi!

A e kanë kremtuar imamët muxhtehidë? Siç janë Ebu Hanifja, Māliku, esh-Shafi’ī, Ahmed ibnu Hanbel, Sufjan eth-Theurī, Sufjan ibnu ‘Ujejneh, ‘Abdullah ibnul Mubarek, el-Euzā’ī, el-Bukharī, Muslimi, Ebu Daudi, Et-Tirmidhī, en-Nesa’ī, ibnu Maxheh, ed-Darukutnī dhe El-Bejhakī, a e kremtoi ndokush prej tyre!?

A e kremtoi ndokush si puna e tyre? Nëse kremtimi i mevludeve do të ishte i drejtë, i ligjshëm dhe do të kishte mirësi ata nuk do ta kishin lënë atë.

…..Për këtë shkak ju paralajmërojmë juve dhe ju po ashtu paralajmëroni familjet tuaja, të vegjëlit tuaj, komshinjtë tuaj që të mos mashtrohen nga ata dexhalë, të cilët ushqehen me mevludet, ndajini dhe largojini nga ata, sepse ata janë shejtanë.

Artikulli paraprakRefuzim i shejkh Rabi’s ndaj haddadive në lidhje me hafidhin en-Neveui dhe ibn Haxher!
Artikulli tjetërCili është gjykimi i faljes së namazit nafile derisa khatibi të ngjitet në minber?

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu