Pyetje: Një njeri ka lënë agjerimin e Ramazanit për shkak të fitimit të kafshatës së gojës për të dhe familjen e tij, ç’është puna me këtë?
Përgjigje: Ky njeri i cili e ka lënë agjerimin për shkak të fitimit të kafshatës së gojës për të dhe familjen e tij, nëse e ka bërë këtë duke e komentuar në atë mënyrë se: “Sikur që i lejohet të sëmurit të mos agjerojë ashtu i lejohet edhe atij i cili nuk mund të fiton kafshatën e gojës përveç nëse e prishë agjërimin. Ky pra, e ka bërë këtë nga keqkuptimi.”
Andaj duhet ta kompenzojë Ramazanin nëse ende është gjallë, ose agjerohet për të nëse ka vdekur.
Nëse nuk agjeron përgjegjësi i tij, atëherë për çdo ditë të paagjëruar duhet të ushqehet një i varfur.
Mirëpo nëse e ka lënë agjerimin pa ndonjë keqkuptim, mendimi i vërtetë i dijetarëve është se çdo ibadet kohor, nëse lihet me qëllim derisa të mbarojë koha e tij, ai ibadet më nuk pranohet!
Në këtë rast ai duhet të bëjë vepra të mira, të bëjë gjëra vullnetare dhe të kërkon falje.
Argument për këtë është hadithi i vërtetë:
“Kush bën një vepër që nuk është prej fesë sonë, ajo vepër është e refuzuar”.
Ibadeti kohor, sikur që nuk lejohet të bëhet para kohe ashtu nuk lejohet të bëhet pas kohe.
Mirëpo nëse ka arsye, sikurse mosdija dhe harresa, i Dërguari i Allahut ﷺ për harresën ka thënë:
“Kë e zë gjumi për namaz apo e harron atë, le ta falë në momentin kur i kujtohet, përveç kësaj nuk ka obligim tjetër!”
Ndërsa, për mosdijen ka nevojë për detajizim, mirëpo tani nuk është fjala për të.