Gjykimi i mbajtjes së qenit në shtëpi? – Shejkh el-‘Uthejmin

0
309

Marrja e qenit dhe mbajtja e tij nga njeriu, kjo është e ndaluar, madje është prej gjynaheve të mëdha, sepse ai që mban qen, përveç atij që është bërë përjashtim, çdo ditë i hiqen atij prej shpërblimit të tij dy kirate… dhe prej Urtësisë së Allahut –azze ue xhel’le– është se të fëlliqurat janë për të fëlliqurit dhe të filliqurit janë për të fëlliqurat.

Thuhet se jobesimtarët prej jehudëve, të krishterëve dhe komunistëve në lindje dhe në perëndim, çdonjeri prej tyre ka nga një qen –Allahu na ruajttë– e merr atë dhe e lan çdo ditë me sapun dhe me mjete të tjera të pastrimit! Edhe nëse e lan atë me të gjithë ujin e detit dhe me sapunin e gjithë dynjasë ai nuk pastrohet! Sepse papastërtia e tij është në esencë, kjo lloj papastërtie nuk pastrohet vetëm se me asgjësimin e saj plotësisht.

Mirëpo, kjo është prej Urtësisë së Allahut që ata të familjarizohen me atë që është e fëlliqtë, ashtu siç familjarizohen me frymëzimin e shejtanit, sepse ky mosbesimi i tyre është frymëzim prej shejtanit, është prej urdhërit të tij, vërtet shejtani ju urdhëron për prostitucion dhe gjëra të shëmtuara dhe urdhëron për mosbesim dhe humbje, ata janë robër të shejtanit dhe të ëndjeve, gjithashtu ata janë të fëlliqur dhe familjarizojnë gjërat e fëlliqura, lusim Allahun të na udhëzojë neve dhe ata.

BURIMI“Sherhu Rijadis Sālihin” (4/241):
Artikulli paraprakFjala e shejkh Uthejminit -rahimehullah- në lidhje me “exh-Xherhu uet Te’adil”…
Artikulli tjetërShëtitja me qen… – shejkh ibnu Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu