Pyetje: Është një imam që u prin njerëzve në namaz i cili thotë: “Allahu nuk është as lart as poshtë dhe se Ai është në çdo vend, a na lejohet të falemi pas këtij imami?”
Përgjigje: Ky është bidatçi i humbur, nuk lejohet të falesh pas tij, kush thotë: Allahu nuk është as lart dhe as poshtë ai është jobesimtar, Allahu është lart, thotë xhel’le ue Ala:
﴾I Gjithëmëshirshmi (Allah) Isteva (u ngrit lartë dhe qëndroi mbi) Arsh (Fronin e Tij Madhështor, vërtet ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij).﴿1[Ta-Ha (20):5]
Dhe thotë Subhanehu:
﴾Vërtet që Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe tokën në Gjashtë Ditë dhe pastaj Ai Isteva (u ngrit lart e qëndroi mbi) Arsh (Fronin e Tij Madhështor vërtet ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij).﴿ 2[Al-A’raf (7):54]
Dhe thotë:
﴾Dhe Ai është më i Larti, më Madhështori (ky ajet njihet edhe me emrin Ajeti Kursije).﴿3[El-Bakarah (2):255]
Dhe tha:
﴾Dhe Ai është më i Larti, më i Madhi.﴿4[Sebe (34):23]
Dhe tha:
﴾Kështu pra, Gjykimi është vetëm i Allahut, më të Lartit, më të Madhit!﴿5[Gafir (40):12]
Dhe tha:
﴾Tek Ai ngjiten të gjitha fjalët e dëlira, ndërsa punët e drejta e të mira e lartësojnë atë (fjalën e mirë)…﴿6[Fatir (41):10]
Dhe tha:
﴾Melekët dhe Ruhu (meleku Xhibril) ngjiten tek Ai…﴿7[El-Mearixh (70):4]
“E këto janë në shumë ajete, kush pretendon se Allahu nuk është lart por është në çdo vend, atëherë ai është i devijuar, devijues dhe jobesimtar, i kërkohet të pendohet nëse pendohet el hamdu li-Lah nëse jo, atëherë vritet.”
Bie detyrë mbi prijësin që t’i kërkojë atij të pendohet në gjykatë, nëse pendohet el hamdu li-Lah nëse jo vritet. Lusim Allahun të na ruajë!