Është e pëlqyer në ditën e shtatë që t’i thirret ezani në veshin e tij të djathtë dhe ikameti në veshin e tij të majtë dhe i vendoset emri dhe nuk ka problem… është i pëlqyer tehniku me hurmë arabe, që është vendosja e hurmës në gojën e babait ose të nënës dhe pastaj e fut hurmën në gojës e fëmijës, ashtu siç bëri Profeti ﷺ, ama jo të fusë gjuhën e tij në gojën e fëmijës, por e fut hurmën në gojën e fëmijës dhe mjafton, diçka e vogël që është e përshtatshme për fëmijën e vogël, qoftë mashkull apo femër.
Ndërsa ezani është ditën e shtatë, nëse e lë atë nuk ka problem, nuk është vërtetuar nga Profeti ﷺ se ai e ka thirrur ezanin në veshin e të porsalindurit apo të porsalindurës, mirëpo ka ardhur prej tij në disa hadithe që kanë ca dobësi për ezanin në veshin e djathtë të porsalindurit dhe ikametin në të majtin, nëse njeriu e bën këtë gjë nuk ka problem, e ka bërë këtë ‘Umer ibnu ‘Abdul-Aziz dhe një grup prej njerëzve të dijes, nuk ka problem, nëse e lë atë dhe i vendos emrin pa i thirrur ezanin dhe as ikametin nuk ka problem, Profeti ﷺ i vendosi emrin birit të tij Ibrahimit pa ezan dhe ikamet dhe disa sahabë i emërtuan fëmijët e tyre në ditën e shtatë pa ezan dhe ikamet dhe disa prej tyre i emërtuan në ditën e parë dhe disa i emërtuan në ditën e shtatë dhe nuk ka problem në këtë, nuk ka gajle në këtë që të emërtohet në ditën e parë apo në ditën e shtatë dhe nuk ka gajle që t’ja thërrasësh ezanin në veshin e tij të djathtë dhe ikametin në të majtin, nuk ka gajle, Sunneti është që të emërtohet në ditën e parë apo në ditën e shtatë, ky është Sunneti.
Ama akikah bëhet në ditën e shtatë ther për të dy desh nëse është mashkull dhe një dash nëse është femër në ditën e shtatë, nëse dëshiron i ther dhe i ha ai dhe anëtarët e familjes dhe jo vetëm dhe nëse dëshiron ua shpërndan atë fqinjëve dhe fukarenjve dhe nëse dëshiron ta ha një pjesë dhe të lë mënjanë një pjesë e gjithë kjo ka hapësirë, lavdi Allahut.
E kështu me radhë i rruan flokët, i rruan kokën të porsalindurit mashkull, ky është Sunneti, për shkak të fjalës së Profetit ﷺ:
“Çdo fëmijë është peng i akikës së tij, theret për të në ditën e shtatë, rruhet dhe emërtohet.”
Kështu ka ardhur në hadith nga Profeti ﷺ dhe ai është hadith “la bes bihi” i mirë.
Moderatori: Mirëpo sa i takon ezanit, a thirret direkt pas lindjes apo në ditën e shtatë?
Shejkhu: Çështja ka hapësirë, ose në ditën e parë ose në ditën e shtatë.