Pyetja: Cili është gjykimi grave të cilat veshin rroba të shkurtra dhe të ngushta para grave?
Përgjigje: Allahu –subhanehu ue teala– thotë në librin e Tij fisnik:
{Dhe nuk i shfaqin stolitë e tyre përveç burrave të tyre}; derisa tha:
{Ose gratë e tyre}.
Nëse e tregon këmbën e saj apo fytyrën apo krahun e saj përpara grave, nuk ka asgjë të keqe në këtë, in sha’a Allah, me kusht që një grua të mos vijë dhe ta përshkruajë atë tek burri i saj, sepse Profeti ﷺ e ndaloi gruan të ulet me një grua tjetër dhe më pas të vij ta përshkruaj atë tek burri i saj, apo ta pasqyrojë atë tek burri i saj sikur ai po e shikon atë.