Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve, salati dhe selami i Allahut qoftë mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.
Më pas:
U pyeta para më shumë se dy muajsh, në muajin Rexheb, në kohën kur në këtë vend namazet faleshin në xhamija dhe mësimet zhvilloheshin në Xhaminë Profetike, them:
U pyeta në mësim për atë që ka ndodhur në disa vende të tjera se ata falen në xhami në mes njëri-tjetrit duke lënë një hapsirë 1 metër ose 2 metra, me pretendimin se kjo pengon përhapjen e sëmundjes dhe se çfarë gjykimi ka kjo?

U përgjigja se namazi nuk është i saktë, sepse ata konsiderohen që janë falur veçmas, kam për qëllim ata që falen veçmas pas rreshtit, është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ se ai pa një burrë duke u falur pas rreshtit i vetëm dhe e urdhëroi atë ta përsërisë namazin.
Pasi doli lejimi për faljen e Xhumasë dhe faljen me xhemat në të gjitha xhamitë e Mbretërisë, duku ju përmbajtur masave mbrojtëse duke filluar nga dita e Diel më 8-10-1441 h, Ministria e Çështjeve Islamike lëshoi udhëzime për administratën e xhamive, prej tyre: që namazfalësit duhen të lënë hapsirë 2 metra në mes çdo namazfalësi.
Unë tani them: askush nuk duhet të mbështetet tek ajo që thashë, përkundrazi mbështetja duhet të jetë në vendimin që është lëshuar apo do të lëshohet në lidhje me këtë prej organeve që janë ngarkuar për të dhënë fetva.
Lus Allahun -azze ue xhel’le- që ta largojë belanë dhe epideminë dhe t’i japë sukses udhëheqësve dhe të udhëhequrve në atë që ka përmirësim dhe mirëqënie dhe çdo gjë që ka lumturi në dunja dhe Botën tjetër, me të vërtetë Ai është Dëgjuesi që i përgjigjet lutjes.
Ue sal-l’Allahu ue sel’lem ala nebijjina Muhamed ue ala Elihi ue sahbihi.
Shkroi: Abdul–Muhsin ibnu Hamed el–Abbad el–Bedr.
Më 6-10-1441 h.