Grupi i shpëtuar dhe cilësit e tij… – Shejkh ibn Salih el-‘Uthejmin

0
206

Pyetja: Cili është grupi i ndihmuar dhe si dallohet ai?

Përgjigje: Grupi i ndihmuar është Ehlu–Sunneti dhe xhemati, ata janë grupi i shpëtuar. Ata janë në atë që ishte Profeti ﷺ dhe shokët e tij, në akide (besim) në fjalë dhe në vepra.

Në ‘akide (doktrin): Ata besojnë Allahun, Melaiket e Tij, librat e Tij, të Dërguarit e Tij, kaderin e Tij i mirë apo i keq (sido që të përjetohet). Besojnë se Allahu i Lartësuar është Zoti i çdo gjëje dhe Mbreti i çdo gjëje. Besojnë se Allahu i Lartësuar është i vërteti dhe se çdo gjë që e lusin veç Tij është e kotë. Besojnë në çdo emër me të cilin Allahu e ka emërtuar veten e Tij apo i Dërguari i Tij ﷺ. Besojnë në çdo cilësi me të cilën Allahu e ka cilësuar veten e Tij apo e ka cilësuar i Dërguari i Tij ﷺ, pa i deformuar ato, pa i neutralizuar, pa pyetur ‘se si’ dhe pa i shembëllyer ato. Besojnë gjithashtu në Melaiket e Allahut të Lartësuar ashtu siç ka ardhur në libër dhe në sunnet. E adhurojnë Allahun e Lartësuar nëpërmjet asaj që Ai e ka ligjësuar dhe nuk shpikin në fenë e Allahut të Lartësuar atë që Ai nuk e ka ligjësuar, as në akide, as në fjalë dhe as në vepra.

E adhurojnë Allahun e Lartësuar nëpërmjet asaj që Ai e ka ligjësuar dhe nuk shpikin në fenë e Allahut të Lartësuar atë që Ai nuk e ka ligjësuar, as në akide, as në fjalë dhe as në vepra.

Përkundrazi, ata janë të sinqertë me Allahun e Lartësuar në adhurimin që i bëjnë, sepse Ai i ka urdhëruar me këtë:

{Dhe nuk u urdhëruan vetëm se të adhurojnë Allahun me sinqeritet, me fe të pastër vetëm për Të}1[Surah el-Bejine (89):5];

duke pasuar të Dërguarin e Allahut ﷺ. Ata besojnë se çdo bidat në fenë e Allahut të Lartësuar është humbje.

Këta janë pala e shpëtuar dhe grupi i ndihmuar! Ata janë Ehlu–Sunneti dhe xhemati!

BURIMIفتاوى نور على الدرب (1/32) سؤال: 7
Artikulli paraprakPërgojimi dhe rreziku i përhapjes në mesin e njerëzve! – Shejkh Muhammed Salih el-‘Uthejmin
Artikulli tjetërSalatul-Gaib… – Shejkh Nasiruddin el-Albani

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu