Të njëjtën gjë mund të thuash në lidhje me të gjithë pasardhësit e nënës së Khauarixhëve, el-Ikhuan el-Muslimun. Ata janë baza dhe nëna e të gjitha këtyre grupeve. Këta pasardhës burojnë prej tyre.
Një prej tyre është rrjeti i Sejjid Kutubit nga viti 1385/1965. Sejjid Kutubi dhe pasuesit e tij janë produkt i tyre. Prej tyre janë Xhema’at-ut-Tekfir uel-Hixhrah. Një grup i tretë është Xhama’at-ut Tauakkuf uet Tabajjun. Një i katërt është Xhama’at-ul-Xhihad. Një i pestë është el-Xhema´ah el-Islamijjeh. Grup i gjashtë janë grupi i Abdurr-Rrahmanit dhe pasuesit e tij.
Ata janë të gjitha prodhimet e tyre dhe ka qenë kështu derisa të vijë një metodë e re; al-Kaidah, ISIS janë një nga pasardhësit e tyre. ISIS është djali i madhë dhe më i fortë i al-Kaidës në betejë sot. Pastaj vjen en-Nusrah. Ata janë të gjithë produkte nga al-Kaidah e cila është e penguar nga mira dhe e nxituar pas së keqes. Të gjitha këto produkte vijnë nga rrjeti i Vllezëris Muslimane (Ikuanul Muslimin) të Hasan el-Bennës. Ata janë mu sikurse Shejkh Hamid el-Faki (Allāhu e mëshiroft) ka thënë:
خوان المسلمين
“Tradhëtarët e muslimanëve.”
Ata kanë tradhtuar Allāhun e Lartësuar dhe muslimanët dhe tani ju po i shihni frytet e tyre.Nuk ka asnjë dijetarë në këtë sekt. As produktet e përmendura të Vllezëris Muslimane (Ikhuanul Muslimin) nuk kanë asnjë dijetarë. Të gjithë Vllezëria Muslimane (Ikhuanul Muslimin) janë Tekfirca. Nuk ka asnjë përjashtim. Megjithatë, ata ndryshojnë në këtë. Ndoshta dikush mendon se unë jam gabim, por le ti referohemi librave të tyre. Kjo është në librat e tyre. Të gjithë bëjnë tekfir. Por disa mendojnë se duhet bërë rezistencë me anë të tekfirit ndërsa të tjerët fshehin tekfirin, por këtë e zëvendësojnë duke ritur rradhët e tyre. Ata duan të kenë shumë përkrahës për të vënë nën presion pushtetarët.
Ne e përjetuam këtë kohët e fundit. Dy vjet më parë demonstruan trathtarët myslimanë dhe marshuan në sheshin Mejdan dhe i frikësuan njerëzit duke treguar se ata janë të shumtë dhe të fortë. Kështu filloi strategjia e Hasan el-Bennës gjatë epokës së dytë pasi që ai ishte zbuluar dhe ishte vrarë. Libri “Du’at la Kudat” një u botua dhe ata filluan të rekrutojnë njerëz që të jenë në gjendje për ti vënë nën presion qeveritë për të arritur qëllimet e tyre.