I’tikafi dhe gjykimi i tij… – Shejkh el-Al’lameh Salih el-Feuzan

0
158

I’tikafi është adhurim madhështor, Allahu –azze ue xhel’le– e ka përmendur në Librin e Tij Fisnik, në ajete nga Libri i Tij, prej tyre Fjala e Tij për mikun e tij Ibrahimin dhe për birin e tij Isma’ilin -alejhimas selam-:

﴾pastroje shtëpinë Time për ata që bëjnë tavaf, që qëndrojnë në këmbë duke u falur dhe ata që bien në sexhde﴿

Dhe prej tyre Fjala e Lartësuarit:

﴾E kur jeni të izoluar (në i’tikaf) në xhamia, mos t’u afroheni atyre (për marëdhënie intime)﴿

Dhe ai është prej sunnetit të Profetit –sal’lAllāhu alejhi ue sel’lem– që është vërtetuar prej tij. Ai –alejhis salatu ues selaam– bënte I’tikaf në dhjetë ditët e mesit të Ramazanit duke kërkuar Natën e Kadrit, më pas në fund të jetës së tij –sal’lAllahu alejhi ue sel’lem– filloi të bënte I’tikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit dhe bashkë me të bënë I’tikaf edhe gratë e tij –alejhis salatu ues selaam–.

I’tikafi është një adhurim madhështor ndërsa njeriu është në një xhami prej xhamive për të adhuruar Allahut e Vetëm pa ortak me namaz, lexim të Kur’anit dhe permendjen e Allahut –azze ue xhel’le– duke u shkëputur nga punët e dunjasë dhe duke u marrë me adhurimin e Allahut –Subhanehu ue Te’ala–ky është I’tikafi dhe ai është i lejuar në çdo kohë, mirëpo është i ligjëruar vetëm se në xhami ku falet namazi me xhemat.

Për shkak të Fjalës së Allahut të Lartësuar:

﴾Ndërsa jeni duke bërë I’tikaf në xhami﴿

Sa i përket I’tikafit të njeriut në shtëpinë e tij apo në një xhami të braktisur, për shkak se njerëzit janë larguar nga vendbanimet përreth saj dhe nuk falen në të, atëherë kjo nuk është e lejuar për muslimanin sepse me këtë ai shkëputet nga namazi me xhemat, kështu që nuk është i ligjëruar I’tikafi vetëm se në një xhami ku falet namazi me xhemat.

Dhe me Allahun qëndron suksesi.

BURIMIBesim i Drejtë
Artikulli paraprakFalja pas namazit të Vitrit… – Shejkh ibn Baz
Artikulli tjetërNata e Kadrit është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit… – el-Al’lameh Abdul-Aziz bnu Baaz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu