Pyetja: Allahu ju dhëntë mirësi, çfarë gjykimi ka lutja për ithtarët e bidateve dhe kërkimi i mëshirës për ta? Dhe a konsiderohet përsëritja e sharjes së ithtarëve të bidateve prej përgojimit të ndaluar?
Përgjigje: Ithtarët e bidateve ndahen në dy kategori:
Ithtarë të bidateve që janë mosbesim, dmth: me bidatet e tyre bëhen jobesimtarë dhe dalin prej Islamit, siç janë adhuruesit e varreve ata që kërkojnë ndihmë nga eulijatë dhe jo vetëm -prej atyre që e shajnë fenë- e të tjera prej bidateve të cilat janë mosbesim; nuk ka hajër tek ata dhe lutesh kundër tyre; sepse janë qafira.
Dhe ithtarë të bidateve që janë fasikë prej fasikëve dhe nuk janë qafira, siç janë: anëtarët partiakë, organizatat që janë në kundërshtim me metodologjinë e Ehlis-Sunnetit dhe Xhematit në kapitullin e xhihadit, në kapitullin e këshillës, në kapitullin e urdhërimit për të mirë, në kapitullin e dashurisë për hir të Allahut -etj si këto-, këta po, lutesh për ta me udhëzim. Nëse vdesin dhe janë në Islam, nuk ka problem nëse kërkon mëshirë për ta duke thënë: Allahu e mëshiroftë.
Mirëpo, nuk e publikon dhe nuk e shfaq keqardhjen e tij ndaj tij; sepse ithtari i bidatit është prej armiqëve të Ehlis-Sunnetit, Ehlus-Sunneti nuk e shfaq keqardhjen për të, sepse vdekja e tij është më hajër për banorët e tokës sesa qëndrimi i tij, sipas gjykimit të Islamit: ‘ai kërkon mëshirë për të në mes tij dhe vetes së tij, nuk e bën publike atë, sepse rreziku i ithtarëve të bidateve është i qartë dhe i njohur tek ehlus sunneti dhe lufta e tyre kundër tij (sunnetit)’
Më pas fjala kundër tyre, për të paralajmëruar nga bidatet e tyre dhe mashtrimi me epshet e tyre, ky nuk është prej gibetit të ndaluar, përkundrazi është prej këshillës ndaj muslimanëve, për këtë arsye erdhi një burrë tek imam Ahmedi -Allahu e mëshiroftë- dhe i tha: o Eba Abdullah, unë e kam të vështirë të them: ‘filani dhe fisteku është prej Ithtarëve të bidateve.’ Tha: ‘Nëse hesht ti dhe hesht edhe unë, kur do të bëhet i qartë haku injorantit?!’
Duhet patjetër sqarimi. Përmende gjendjen e tyre prej kritikës, bidatit dhe kundërshtimit të sunneteve, kjo nuk është gibet për ta; sepse ata janë shkaku i kundërshtimit që ata i bënë Ehlus-Sunnetit dhe xhematit dhe fjala kundër tyre është prej këshillës. Ai që flet duhet të ketë njohuri për bidatet e tyre, t’i ketë lexuar ato dhe të njohë sunnetin dhe të jetë i sinqertë, duke pasur për qëllim Fytyrën e Allahut me fjalën e tij kundër tyre, që t’i paralajmërojë njerëzit kundër tyre, që ata të ruhet nga bidatet e tyre.
Gjen shumë prej dijetarëve të nderuar që paralajmërojnë prej ithtarëve të bidateve dhe i këshillojnë njerëzit që të largohen prej tyre, saqë disa prej tyre -dhe ai është imam- thotë:
“Unë ha tek një jehudij dhe tek një i krishteri dhe nuk ha tek ithtari i bidatit!”
Dhe kjo për shkak të rrezikut të madh të bidatçiut. Selefët i bojkotonin ata të gjallë dhe të vdekur!