Kërkimi i mëshirës për Sejjid Kutb!? – Shejkh Rabi’ ibn Hadi

Përktheu: ‘Abdur-Rahman Mema

0
348

Pyetje: A lejohet kërkosh mëshirë për Sejjid Kutbin dhe për të tjerët si ai?

Përgjigje: O vëllezër Sejjid Kutbi ka shkuar tek Allahu –tebareke ue te’ala– nuk ka ç’na duhet, tani ne flasim për metodologjinë e tij, ne e refuzojmë metodologjinë e tij që la pas, e cila është shkatërrim për ummetin, sa i takon atij ai ka shkuar te Zoti i tij.

Çfarë dini ju rreth Bishër el-Merisij? Cili është gjynahu më i madh që i atribuohet atij? Unë ju pyes ju tani: ‘Çfarë do të thoshit? Çfarë dini rreth Bishër el-Merisij?’

Mendimi se Kur’ani është ‘i krijuar’, kjo është e njohur prej tij, kjo ishte ajo që ishte e njohur tek Ehlus–Sunneti në atë kohë dhe deri në Ditën e Kijametit, madje edhe tek ithtarët e bidateve ai është i pavlerë. Ai thoshte se Kur’ani është ‘i krijuar’, në të njëjtën kohë refuzonte rafidat dhe khavarixhët dhe ka shkruar libra në fi’kh, pasha Allahun këto nuk ndërmjetësuan për të tek njerëzit e hakkut, që ishin xheloz për të (hakkun), ai u rrëzua, u rrëzua, e morët vesh?!

Sejjid Kutbi, mbajti flamurin e rafidave, të khauarixhëve dhe flamurin e të gjitha bidateve, pavarësisht kësaj, Sejjid Kutbi! Sejjid Kutbi! Sejjid Kutbi!

Ku shkoi menhexhi Selefij që është tek ty? Nderimi i menhexhit Selefij? Do atë që është mijëra herë më i keq sesa Bishër el–Merisij, i cili u rrëzua, pavarësisht luftës së tij kundër rafidave dhe khauarixhëve, kjo nuk ndërmjetësoi për të.

Ky (Sejjid Kutbi) pasha Allahun mban flamurin e rafidizmit kundër shokëve të të Dërguarit të Allahut dhe mban flamurin e khauarixhëve, të xhehmijeve dhe ithtarëve të panteizmit, nuk ka bidat të hershëm dhe të ri vetëm se e ka marrë, ka marrë edhe socializmin shkatërrimtar dhe thotë: ‘Islami duhet të gjykojë, thotë: Përse? ‘Sepse ai është doktrina e vetme pozitive dhe konstruktive e cila përbëhet nga krishterizmi dhe komunizmi të marra së bashku, me një përzierje të plotë që përfshin qëllimet e të dyjave dhe duke shtuar mbi to barazinë, bashkërendimin dhe drejtësinë.’

Shih si është Islami! Muhamed ibnu ‘Abdullah ﷺ erdhi që të bëjë një përzierje në mes komunizmit dhe krishterizmit dhe del prej kësaj një përzierje e plotë që përfshin qëllimet e komunizmit dhe krishterizmit! I përfshin ato plotësisht!

Kështu është feja Islame?! Pasha Allahun kjo është harmonia fetare, unë nuk kam njohur njeri që të mos thotë që kjo është thirrje për harmoninë e feve, ka thënë Ismail el-Ensarij: ‘Kjo është thirrje për harmoninë e feve, gjëja më e keqe është thirrja për harmoninë e feve, për harmoninë e feve bën thirrje edhe et–Turabij sot.’

Si mund të bëhet kombinimi në mes krishterizmit dhe komunizmit, përse nuk solli jehudizmin por solli këto të tjerat, solli komunizmin dhe krishterizmit dhe nuk solli të tjerat? Sepse jemi në luftë me jehudët e kështu dhe arabët e refuzojnë këtë, me rëndësi është se ai nuk ka lënë bela dhe bidat të madh pa e marrë dhe e përcjellë në librat e tij, mirëpo të rinjtë tanë nuk arrijnë ta kuptojnë të gjithë këtë, sepse dashuria për diçka të verbon dhe të shurdhon, kalon nëpër këto belara, ose nuk arrin t’i kuptojë ose i neglizhon dhe ecën.

Ua përsëris fjalën, ky është Bishër el–Merisij të cilin selefët e kanë shpallur qafir, sepse thoshte se Kur’ani është i krijuar, pasha Allahun edhe Sejjid Kutbi e thotë këtë me një mënyrë më të pistë sesa e Bishër el-Merisij, ai (Sejjidi) e mohon se Allahu flet dhe Fjala e Allahut është thjesht dëshirë, e ka bërë të qartë këtë në librat e tij, në ‘Dhilal’ dhe jo vetëm, plus kësaj shan sahabët e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ka ideologjinë e khauarixhëve e të tjera…, e me gjithë këtë mbetet i paprekshëm edhe pse shan Islamin, shan sahabët, shan profetët, të gjitha këto i shan, kjo është e ngjashme me atë që vepronin mushrikinët, edhe pse atyre u kishte ardhur e vërteta, ata thoshin: ‘Lartësuar qoftë hubeli, lartësuar qoftë hubeli.’

BURIMIKërkimi i mëshirës për Sejjid Kutb!? – Shejkh Rabi’ ibn Hadi
Artikulli paraprakEpidemia, korona dhe gabimet në Teuhid…
Artikulli tjetërRREZIKU I KAMATËS! – Shejkh Sulejman er-Ruhejli

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu