Këshilla e shejkh Rabi’ bnu Hādī el-Medkhālī për të rinjtë Selefij kudo që ndodhen!

0
442

Pyetje: Nëse ju kritikoni një person të caktuar, më pas pyetën disa dijetarë të nderuar prej Ehlus-Sunnetit për këtë person dhe flasim në bazë të asaj që dinë prej devotshmërisë së dukshme dhe e lavdërojnë, si duhet të jetë qëndrimi i të rinjve Selefij ndaj kësaj?

Përgjigje:

Unë i këshilloj të rinjtë Selefij kudo që ndodhen që të mos përçahen për shkak të filanit apo fistekut dhe të mos jenë fanatikë ndaj filanit apo fistekut, përkundrazi në probleme të tilla duhet të shohin me vëmendje, të sigurohen dhe ta kërkojnë të vërtetën, nëse i bëhet e qartë e vërteta -në cilëndo anë- atëherë duhet ta përkrahin atë, dhe nuk i lejohet atyre që të nxitohen për t’iu bashkuar këtij apo atij, por duhet që muslimani të ketë një qëndrim të drejtë, me të cilin e kënaq Allahun -tebareke ue te’la- dhe prej njohjes së vërtetës është qëndrimi përkrah saj edhe nëse buron nga armiku më i përbetuar dhe luftimi i të kotës edhe nëse buron nga shoku më besnik, këshilla ime për të rinjtë sa i përket çështjes së el-Magrauij dhe jo vetëm, që të mos nxitohen në fanatizmin ndaj këtij apo atij, përkundrazi të ndjekin rrugën islamike të drejtë që e kënaq Allahun -tebareke ue te’la- ta kërkojnë të vërtetën dhe të meditojnë derisa të mbërrijnë deri tek e vërteta e qartë.

Pas kësaj, i thotë atij që gabon: “gabove” dhe duhet të kthehesh tek e vërteta, dhe përgjigjja e tij (atij që gabon) duhet të jetë: Allahu ta shpërbleftë me të mira, the vërtetën…, dhe nuk është prej menhexhit Selefij ai që nxiton për të përkrahur ata që gabojnë apo edhe ata që nuk gabojnë, vetëm kur t’i bëhet e qartë e vërteta, kjo është këshilla ime për të rinjtë Selefij, që të ndjekin këtë rrugë, këtë çështje e ka zgjidhur shejkhul Islam duke krahasuar atë që nxitohet në fanatizëm ndaj këtij apo atij me tartarët kriminelë të cilët ishin fanatikë ndaj të kotës, dhe le të kenë kujdes ndaj rënies në këtë poshtërim, Allahu ju begatoftë.

Artikulli paraprakGjykimi i agjerimit të ditës së Shtunë? – Shejkh Ibn Baz
Artikulli tjetërLetra e shejkh Hasen ‘Abdul-Uehhab el-Bena-s drejtuar shejkh Rabi’-s

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu