Pyetje: Kur njeriu të varroset në varr a i kthehet shpirti në trupin e tij apo ku shkon? Nëse shpirti kthehet në trup si ndodh kjo?
Përgjigje: Është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ se i vdekuri kur vdes, i kthehet shpirti në varrin e tij dhe pyetet se kush është Zoti i tij, cila është feja e tij dhe kush është i profeti i tij dhe Allahu i forcon me fjalë të qëndrueshme ata të cilët kanë besuar në këtë botë dhe në botën tjetër, besimtari do të thotë: ‘Zoti është Allahu, feja ime është Islami, profeti im është Muhamedi.’
Ndërsa jo-besimtari apo hipokriti do të thotë kur të pyetet: ‘ha, ha nuk e di, i kam dëgjuar njerëzit të thoshin diçka dhe e thashë.’
Ky kthim –kam për qëllim kthimin e shpirtit në trup në varr– nuk është si futja e shpirtit në trup në dunja, sepse është jetë e berzakhut, ne nuk e dimë naturën e vërtetë të tij.
Të gjitha çështjet e gajbit për të cilat nuk jemi njoftuar është detyrë që të mos flasim për to, për shkak të Fjalës së Allahut:
{Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pasi të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra, të gjitha këto do të pyeten}1[el-Isra: 36]2فتاوى نور على الدرب للعثيمين (4/2)
Ka thënë gjithashtu: bie detyrë mbi ne o vëllezër të themi për atë që na ka treguar Allahu prej çështjeve të gajbit: ‘besuam dhe u bindëm dhe nuk bëjmë pyetje’, sepse çështja është përtej nivelit të intelektit tonë, ky është rregull në çështjet e gajbit që kanë lidhje me Allahun –azze ue xhel’le– apo me krijesat e Tij….
Në çështjet e gajbit nuk mund qarkullojë kurrë fjala (përse) dhe as fjala: (si), sepse çështjet janë përtej intelektit tonë…., për këtë arsye kur e pyetën Profetin ﷺ për shpirtin, çfarë iu tha Allahu atyre? Iu tha:
{thuaj: shpirti është çështje që e di vetëm Zoti im} është një çështje që nuk arrini dot ta perceptoni {dhe nuk ju është dhënë prej dijes vetëm se pak}3[el-Isra: 85]
Subhan Allah! A i keni gjetur të gjitha shkencat dhe ju ka mbetur shkenca e shpirtit?! Shumica e shkencave ju kanë humbur dhe nuk ju është dhënë prej dijes vetëm se pak dhe kjo është një çudi! Shpirti yt është pjesë e jotja, ku nuk mund të jetosh dot pa të, nuk e di se çfarë është! Ne nuk dimë prej shpirtit përveç teksteve që kanë ardhur në Kur’an dhe Sunnet në lidhje me të, ose përdryshe nuk do të kishim dituri!4لقاأت الباب المفتوح اللقاء (169)