Ku është Allahu i Lartësuar? – Shejkh ibn Baaz

0
619

 

Pyetje: Më pyeti një vëlla musliman: “Ku është Allahu?!” I thashë: “Në qiell.” Më tha: “Cili është mendimi yt në lidhje me Fjalën e Tij: ﴾Kursijju i Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokën﴿?” Ai përmendi shumë ajete, pastaj tha: “Nëse do të supozonin se Allahu është në qiell atëherë do t’i përcaktonim një kah të caktuar.” Cili është mendimi i shkëlqesisë suaj në lidhje me këtë, dhe a janë këto pyetje prej çështjeve për të cilat jemi ndaluar të pyesim?

 

Përgjigje: Ia ke qëlluar në përgjigjen tënde, kjo përgjigje me të cilën ti u përgjigje është ajo me të cilën u përgjigj Pejgamberi ﷺ  se Allahu është në qiell, në lartësi –subhanehu ue te’ala– ashtu siç ka thënë Ai:

 

﴾Apo ndjeheni të sigurt se Ai i Cili është mbi qiell (Allahu), nuk do ta bëjë tokën të fundoset bashkë me ju dhe veç kur ta shihni të dridhet (si në tërmet)?﴿1[El-Mulk (67):16]

 

﴾Apo ndjeheni të sigurt se Ai i Cili është mbi qiell (Allahu), nuk do të dërgojë kundër jush vorbull uragani të egër? Atëherë, do ta merrni vesh sa (i tmerrshëm) ka qenë Këshillimi Im!﴿2[El-Mulk (67):17]

Ka thënë –Xhel’le ue ‘ala–:

﴾I Gjithëmëshirshmi (Allah) Isteva (u ngrit lartë dhe qëndroi mbi) Arsh (Fronin e Tij Madhështor, vërtet ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij).﴿3[Ta-Ha (20):5]

Ka thënë –subhanehu ue te’ala–:

﴾Vërtet që Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe tokën në Gjashtë Ditë dhe pastaj Ai Isteva (u ngrit lart e qëndroi mbi) Arsh (Fronin e Tij Madhështor vërtet ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij).﴿ 4[Al-Ar’af (7)):54]

 

Pra, Ai –subhanehu ue te’ala– është mbi Arsh në kah të lartësisë mbi të gjitha krijesat, dhe ky mendim është tek gjithë njerëzit e dijes prej Ehlus-Sunnetit. Ehlus-Sunneti uel Xhema’ah –Mëshira e Allahut qoftë mbi ta– janë pajtuar se Allahu është në qiell mbi Arsh, mbi të gjitha krijesat e Tij, larg nga të metat është Ai.

 

Dhe kjo është transmetuar nga i Dërguari i Allahuﷺ  dhe nga sahabët –Allahu qoftë i kënqaur prej tyre– dhe nga pasuesit e tyre, ashtu siç gjendet në Librin e Allahut Kur’anin, Pejgamberi ﷺ e ka pyetur skllaven me të cilën erdhi pronari i saj për ta liruar.

 

Pejgamberi ﷺ i tha asaj: “Ku është Allahu?” Ajo tha: në qiell, i tha: “Kush jam unë?” Ajo i tha: “Ti je i Dërguari i Allahut.” I tha: “Liroje se ajo është besimtare.”5[E transmetoi Muslimi në Sahihun e tij.]

Pra, Pejgamberi ﷺ ia pohoi kësaj sllaves këtë përgjigje, të cilët e the ti (i tha asaj: “Ku është Allahu?” Tha: “Në qiell”, i tha: “Kush jam unë?” Tha: “Ti je i Dërguari i Allahut.” Tha: “Liroje se ajo është besimtare!”

Kjo nuk është gjë tjetër vetëm se besimi i saj se Allahu është në qiell, tregon për sinqeritetin e saj ndaj Allahut dhe Teuhidin e saj (veçimin e Allahut në adhurim) dhe se ajo besonte tek Allahu –subhanehu– dhe në lartësimin e Tij mbi të gjitha krijesat e Tij dhe besonte tek i Dërguari i Tij, saqë tha: “Ti je i Dërguari i Allahut.”

 

Sa për fjalën e Tij –xhel’le ue ‘ala–:

 

﴾Kursijju i Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokën﴿6[El-Bakarah (2):255]

 

Kjo gjë nuk e kundërshton këtë, kursija është sipër qiejve dhe Arshi është sipër kursisë, e ndërsa Allahu është mbi Arsh, mbi të gjitha krijesat, larg të metave është Ai. Dhe nuk ka problem në përcaktimin e një kahu, i cili është lartësimi, sepse Allahu është në lartësi, me këtë i përngjan disa filozofëve dhe bidaçinjëve, të cilët thonë: se Ai nuk është në një kah të caktuar. Dhe kjo fjalë ka nevojë për shtjellim, nëse kanë për qëllim kahun që është i krijuar dhe se Ai –Subhanehu ue te’ala– nuk është brenda qiejve dhe as brenda tokës etj… atëherë kjo është e vërtetë.

 

Por, nëse kanë për qëllim se Ai nuk është në lartësi, atëherë kjo është fjalë e kotë, dhe është në kundërshtim me atë që tregon Kur’ani dhe sunneti i të Dërguarit të Allahut –alejhis salatu ues selaam– dhe në kundërshtim me atë që ka thënë konsensusi i selefëve të ummetit, dijetarët e Islamit janë pajtuar se Allahu është në qiell, sipër Arshit, sipër të gjitha krijesave, dhe kahu në të cilën ai gjendet është kahu i lartësisë dhe ai kah është sipër të gjitha krijesave.

 

Dhe këto pyetje nuk janë bidat, dhe nuk ka ardhur ndalim për to, madje këto pyetje janë të tilla për të cilat është urdhëruar për t’i bërë, që ti njohin ato njerëzit, ashtu siç e pyeti Pejgamberi ﷺ: “Ku është Allahu?” Ndërsa një burrë e pyeti: “Ku është Zoti ynë”? Dhe e informoi se Ai është në lartësi, larg të metave është Ai, pra Allahu –subhanehu ue te’ala– është në lartësi në kah të lartësisë, sipër qiejve, Arshit dhe të gjitha krijesave dhe nuk është në tokë dhe as brenda në tokë as brenda qiejve dhe ai që thotë se Ai është në tokë, apo Allahu është në çdo vend, siç janë Xhehmitë, Mu’tezilitë dhe jo vetëm, atëherë një person i tillë është jobesimtar tek Ehlus-Sunneti uel Xhema’ah; sepse përgënjeshtron Allahun dhe të Dërguarin e Tij, në lajmin e Tyre se Allahu –subhanehu ue te’ala– është në qiell sipër Arshit, ne patjetër duhet të besojmë se Allahu është mbi Arsh, mbi të gjitha krijesat dhe se është në qiell, në lartësi, dhe në qiell dmth në lartësi, dhe fjala qiell ka dy kuptime:

 

I pari: qiejt e ngritura dhe thuhet per to qiell.
Dhe i dyti: lartësi, dhe thuhet për të qiell, pra Allahu larg të metave është Ai është në lartësi, në kah të lartësisë, mbi të gjitha krijesat dhe nëse është për qëllim qielli i ngritur, kuptimi i tij është mbi, mbi qiell, në-ja dmth mbi, në qiell dmth mbi qiell, mbi të.

 

Ashtu siç ka thënë Allahu -subhanehu-:

 

﴾Udhëtoni pra (ju idhujtarë) nëpër botë dhe shihni fundin e atyre që mohuan.﴿7[El-Imran (3):137]

 

Dmth mbi tokë, ashtu siç ka thënë Allahu –azze ue xhel’le– për Faraonin:

 

﴾unë do t’ua pres duart dhe këmbët tuaja tërthorazi dhe sigurisht që do t’ju kryqëzoj në trungjet e hurmave﴿8[Ta-Ha (20):67]

Dmth mbi trungut e pemëve, pra nuk ka kundërshtim në mes fjalës së atij që thotë: në qiell dhe në mes fjalës së atij që thotë: Ai është në lartësi, sepse me qiellin është për qëllim lartësia, kështu që Allahu është në lartësi, mbi qiejt, mbi të gjitha krijesat, mbi Arsh -subhanehu ue te’ala- dhe ai që thotë “në qiell” me kuptimin mbi dmth sipër qiejve të ngritura, dhe nuk ka dyshim se Ai është sipër tyre, mbi Arsh dhe mbi të gjitha krijesat, larg të metave është Ai.

Kështu që ti je mbi akide të shëndoshë, të përgëzoj me mirësi, lavdërimi i takon Allahut që të ka udhëzuar në këtë gjë, dhe mos i kushto vëmendje fjalëve të atyre që bëjnë përngjasime dhe pështjellime, pasi ata janë në humbje dhe ti, –lavdërimi i takon Allahut– dhe ata që janë me ty në ketë besim, jeni në të vërtetën në besimin tuaj se Allahu është në qiell, mbi Arsh, mbi të gjitha krijesat dhe larg të metave është Ai, ndërsa dija e tij është në çdo vend, dhe asgjë nuk i shëmbëllen Atij prej krijesave, në Cilësitë e Tij –subhanehu ue te’ala– dhe Ai nuk ka nevojë për Arshin dhe as për qiejt dhe nuk ka nevojë për asgjë, përkundrazi qiejt kanë nevojë për Të dhe Arshi ka nevojë për Të, Ai e ngriti Arshin, Kursinë dhe qiejt dhe Ai –subhanehu ue te’ala– i mban ato, ashtu siç Ai ka thënë:

 

﴾Dhe nga Treguesit e Tij është se qielli dhe toka qëndrojnë me Urdhërin e Tij dhe më pas, kur Ai t’ju thërret ju me një thirrje, kur ç’të shohësh! Ju do të dilni nga toka (nga varret tuaj për llogari e shpërblim).﴿ 9[Er-Rum (30):25]

 

﴾Sigurisht që Allahu shtrëngon qiejt dhe tokën që të mos shkëputen nga vendet e tyre﴿10[Fatir (35):41]

Sigurisht që Allahu shtrëngon qiejt dhe tokën që të mos shkëputen nga vendet e tyre dhe po të ishte se ata do të shkëputeshin nga vendet e tyre, nuk ka asnjë që të mund t’i mbante ata pas Tij. Vërtet që Ai është kurdoherë më Durimtari, vazhdimisht Falës i Madh.

Allahu është Ai i Cili i mban qiejt, Arshin, i mban të gjitha këto krijesa, nëse nuk do ishte mbajtja e Tij dhe ngritja i Tij për to, që të mos përplasen me njëra tjetrën, porse Ai i ngriti dhe mbajti derisa të vij Dita e Kiametit, nëse vjen ajo Ditë, atëherë marrin një formë tjetër, dhe Ai është i Aftë mbi gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm mbi gjithçka, Ai është i Lartësuari mbi të gjitha krijesat dhe të gjitha Cilësitë dhe Emrat e Tij janë më të përsosurat.

 

Dhe ajo që bie detyrë mbi njerëzit e dijes dhe besimit është që ta cilësojnë Allahun –subhanehu– me atë që e ka cilësuar Veten e Tij, dhe me atë që e ka cilësuar i Dërguari i Tij –alejhis salatu ues selaam– duke mos i deformuar, as shtrembëruar, as duke thënë si, dhe as duke e shëmbëllyer, por duke pasur besimin se: Atij –subhanehu– nuk i shëmbëllen asgjë dhe Ai është Gjithë–Dëgjuesi, Gjithë–Shikuesi.

Artikulli paraprakGjykimi i namazit pas një imami i cili thotë: “Allahu është në çdo vend”… – el-Al’lameh Abdul-Aziz bnu Baaz
Artikulli tjetërÇfarë do të thotë ‘Arshi i Rahmanit’? – Shejkh Ibn Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu