Pyetje: Ahsan Allahu ilejkum, e mbyllim me pyetjen e rradhës. A mundeni ju që të na jepni një këshillë të bekuar, drejtuar bijve dhe vëllezërve tuaj nga rradhët e nxënësve të dijes të tërë këtij Ummeti?
Përgjigje: Po, ju këshilloj juve që të keni Taqwa (frikë ndaj Allahut) dhe të vazhdoni në kërkimin e dijes. Të jeni të etur në këtë (kërkimin e dijes) dhe të veproni me atë se çfarë ju ka mësuar Allahu. Thirrja për tek Allahut dhe mësimi i njerëzve me se çfarë ju keni mësuar dhe të lihen grindjet që po ndodhin tani mes nxënësve të dijes!
Grindjet, fyerjet, nxitjet në mes veti, derisa këto kanë përçarë umetin dhe kanë përçarë nxënësit e dijes.
“Kini kujdes nga ky person!”, “Mos u ul me këtë person!”, “Mos lexo nga ky person!” Kjo nuk është e lejuar.
Kur një person e ka një gabim, këshilloje atë atëherë, le të jetë mes teje dhe atij.
Ama ta përhapësh atë mes njerëzve dhe të paralajmërosh kundër tij përderisa ai është dijetarë, nxënës ose një person i devotshëm por që ka bërë një gabim, kjo pra nuk ka nevojë të përhapet.
{Sigurisht ata të cilët duan që marrëdhëniet e paligjshme imorale (shpifjet e turpshme) të përhapen mes besimtarëve, do të kenë dënim të dhimbshëm në këtë botë dhe në Botën e Pastajme dhe Allahu di atë që ju nuk e dini.}1[Surah en-Nur (24):19]
Është obligim që muslimanët të këshillohen në mes veti. Është obligim që të duhen në mes veti. Sidomos mes nxënësve të dijes dhe dijetarëve.
Rrespektimi i dijetarëve, pa i rekomanduar disa dhe paralajmëruar nga disa. Kjo ka shkaktuar shumë gjëra të këqia.
Ka shkaktuar grindje dhe urrejte. Ka shkaktuar fitne! Andaj, qëndroni larg nga këto gjëra, Allahu ju shpërblefttë. Bëhuni ashtu siç dëshiron Allahu سبحانه:
{Dhe me të vërtetë që kjo feja juaj është një fe (Islami)}2[Surah el-Mu’minun (23):52]
{Dhe mos u bëni si ata të cilët u përçanë dhe u ndanë mes tyre pasi u patën ardhur prova të qarta. Dhe mu për këta do të ketë ndëshkim të madh.}3[Surah Al-‘Imran (3):105]
Mundohuni të keni harmoni në mes veti, mundohuni që të këshilloheni në mes veti. Jini të etur në bashkëpunim me njëri tjetrin në el-Birr (mirësi) dhe et-Taqwa (devotshmëri).
Kini kujdes nga ato gjëra që bëjn ndarjen mes muslimanëve, sidomos në këtë kohë. Muslimanët në këtë kohë kanë nevojë për unifikm, kanë nevojë që ti lënë mosmarveshjet në mes veti, kanë nevojë për ndihmë në mes veti në el-Birr (mirësi) dhe el-Taqwa (devotshmëri). Mos u bëni ndihmë për armikun në ndarjen dhe përçarjen e muslimanëve.
Kur përçahen dijetarëve dhe nxënësit e dijes, kush mbetet atëherë për këtë ‘Ummet? Njerëzit e thjesht nuk kanë sherr, sherri është tek nxënësit e dijes të cilët i përmirësojn njerëzit, ata që i mësojnë njerëzit.
Lërini këto gjëra, këto grindje dhe këto akuzime. Lërini këtë cilësi të keqe!
{O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime. Vërtet mjaft nga dyshimet përbëjnë gjynahe. Edhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave, as mos përgojoni njëri-tjetrin. A do të donte ndonjëri prej jush të hante mishin e vëllait të vet të vdekur?}4[Surah el-Huxhurat (49):12]
{Dhe mos iu bind kujtdo Hel-lafin Mehin (betohet në gënjeshtër e për çdo gjë, që është me zemër të dobët, përhapës i sherrit). (Tefsir At-Tabari). (Mos iu bind) përgojuesit që sillet (ndër njerëz) me shpifje, (Mos iu bind) ndaluesit të së mirës, atij që kalon çdo kufi, atij të zhyturit në gjynah.}5[Surah el-Kalem (68):10-12]
Mos i bind atyre (që bien në këtë gjë). E kështu të bëhni ndihmës i shejtanit në ndarjen e Ummetit dhe në dobësimin e Ummetit. Nëse e shini ndoken se ka diçka mangut, këshillojeni atë atëherë, nëse një gjë e tillë konfirmohet! Mos iu besoni thashethëmeve!
{O ju që keni besuar! Në qoftë se një njeri i lig e i poshtër u vjen juve me ndonjë lajm, sqarojeni e bëjeni të qartë, që të mos dëmtoni njerëzit nga padija dhe pastaj të ndjeni keqardhje për çfarë keni bërë.}6[Surah el-Huxhurat (49):6]
{O ju që keni besuar! Kur të shkoni në luftë për Çështjen e Allahut, pohoni të vërtetën dhe mos i thoni ndokujt që ju përshëndet (duke pranuar Islamin): “Ti nuk je besimtar”.}7[Surah en-Nisa’ (4):94]
Allahu ka nxitur për unifikimin e muslimanëve, për unifikimin e fjalës, për nidhmën në mes veti dhe për këshillimin e njëri-tjetrit.
Ne nuk themi: “Lërini gabimin.” Jo, përmirësoje gabimin. Ne themi: “Përmirësoje gabimin.” Mos e lërni gabimin, por përmirësojeni gabimin në mënyrë sheriatike.
Allahu ju dhashtë sukses aty ku Ai dëshiron dhe është i kënaqur me të.
Ua sal-lAllahu ua sel-leme ‘ala nebijjina Muhamed ua ‘ala Elihi ua sahbihi axhma’in.