Letra e shejkh Hasen ‘Abdul-Uehhab el-Bena-s drejtuar shejkh Rabi’-s

0
420

Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit

Drejtuar vëllait për Allah/ shejkhut të nderuar, doktor Rabi ibnu Hadij el-Medkhalij -Allahu e ruajttë- lavdërojë Allahun me ty, i Cili nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij, çoj salate dhe selame për të Dërguarin e Allahut ﷺ e lus Allahun që ti, familja dhe fëmijët të jeni sa më mirë, me shëndet të plotë në fe dhe dunja dhe Allahu të na bëjë neve dhe juve një përfundim të lumtur, të na vdesë muslimanë dhe të na bashkojë me të devotshmit.

Dhe më pas:

Nuk është nevoja të të them dashurinë time për hir të Allahut ndaj teje dhe përkrahjen time për thirrjen tuaj të bekuar -me Lejen e Allahut- në përhapjen e sunnetit dhe luftimin e bidatit të të gjitha llojeve dhe paralajmërimin nga ithtarët e bidateve dhe demaskimin e tyre para ummetit, që të vdes ai që vdes duke qenë i sqaruar dhe të jetojë ai që jeton duke qenë i sqaruar, kjo është metodologjia jonë me të cilën jemi edukuar dhe mbledhur rreth saj dhe Allahu na begatoi përmes saj, Atij të Vetëm i takon lavdërimi.

Na ther në zemrat tona dhe në zemrat e Ehlus-Sunnetit në çdo vend të botës ngatërresa që ka hedhur shejtani në mes vëllezërve tanë selefij në Medinë, kur vëllai esh-shejkh/ Muhamed ibnu Hadij shau disa nxënës dije që janë tek ti, duke i cilësuar sa’afikah, jam munduar në varësi të mundësisë dhe fuqisë time -ashtu siç e dini shkëlqesia juaj- që të rend pas pajtimit, mirëpo me keqardhje nuk pata mundësi që të arrij atë që shpresoja.

Shpresoja që të zgjidhej problemi dhe pajtimi nga ana e shkëlqesisë tuaj -dhe ti je njeriu i duhur për këtë- duke parë urtësinë që ju karakterizon dhe përvojën tuaj me njerëzit, veçanërisht kur të dyja palët janë prej nxënësve tuaj, ju konsiderojë të tillë dhe nuk lavdëroj para Allahut askënd, mirëpo ajo që ka caktuar Allahu do të bëhet dhe vendimi përpara dhe pas është i Allahut.

Shpresoja që kur çështja doli nga duart tuaja problemi do të qëndronte i kufizuar nëpër skutat më të ngushta, nëse nuk e zgjidhim dot dhe nuk e shuajmë atë, më e pakta të mbetet në një numër të kufizuar prej kundërshtarëve, derisa Allahu ta përmbushë atë që ka caktuar dhe ta lejojë shuarjen e këtij problemi që të mos ketë përfundime të këqija.

Mirëpo, me keqardhje konstatuam se problemi është përhapur në të gjitha vendet e botës me argumentin: është detyrë ndihma ndaj atij që i është bërë padrejtësi!

Nuk e dimë me çfarë argumenti prej sheriatit argumentohen ata të cilët e kanë bërë ndihmën ndaj disa njerëzve të caktuar që i është bërë padrejtësi si farz individual (farz ajn) për të gjithë selefitë në të gjithë botën? Saqë është bërë sprovë me të cilën sprovohen selefitë!!!

Dhe u futën selefitë në këtë fitne në të gjithë vendet e botës, çdo palë duke mbledhur simpatizantë për t’u bërë me ta! Dhe u futën në një fitne të madhe, madje secila palë e thotë me veprime dhe disa e thonë e hapur me gojë: “Kush nuk është me ne është kundër nesh!”

Madje disa thanë: [Nuk i lejohet askujt që të jetë asnjëanës në këtë fitne, ata që janë asnjëanës janë si ata që ishin asnjëanës ndaj fjalës se Kur’ani është “i krijuar” apo mos thënien e asaj fjale!]

Dhe me keqardhje shumë thirrës e ndalën thirrjen dhe luftimin e bidatçijve dhe u angazhuan duke folur për njëri-tjetrin në mjetet e komunikimit social dhe jo vetëm.

U mundova me sa mundësi kisha që t’i shmang selefitë në Egjipt nga futja në këtë betejë, të cilën e kam vënë re se përçan thirrjen, cila është dobia që sjell zhytja e thirrësve të selefizmit në Egjipt në këtë fitne, në një vend ku ka hallet e veta, të cilat ti i di mirë shkëlqesia juaj dhe ndryshojnë nga ato të Mbretërisë -Allahu e ruajttë-.

Popullësia e Egjiptit sipas statistikave i kalon 100 milion banorëve, ai ka një numër të madh të krishterësh që janë fanatikë pas krishtërimit të tyre, ka sekuralistë që janë të përgatitur për të futur dyshime dhe luftuar Islamin, veçanërisht selefizmin, ka ithtarë të bidateve, pavarësisht llojeve të tyre, mjafton që themeluesi i tyre zyrtar është el-Ez’her, i cili thërret në esharizëm, në sufizëm dhe e armiqëson selefizmin, të mjaftojnë ty ikhuanët kriminelë që kanë përhapur ideologjinë e harurive në të gjithë botën etj prej llojeve të bidateve, besimeve dhe sekteve, të cilat e kanë mbushur vendin tonë, e gjithë kjo dhe organizmat e shtetit e shohin thirrjen selefijeh me dyshim dhe disa na akuzojnë hapur se ne jemi njerëz të ideologjisë vehabiste dhe se ne financohemi nga saudianët, nën të gjitha këto ngjarje, nën këto rrethana vështroj përreth meje dhe shoh bijtë e mi meshajkh prej bartësve të thirrjes selefijeh, numri i tyre është shumë i vogël nuk e kalon atë të gishtave të dy duarve, pavarësisht kësaj kërkohet prej tyre t’i dalin përpara të gjitha këtyre ideologjive dhe medh’hebeve dhe besimeve, madje feve të kota!!

Për Zotin më thuaj ti o shejkh i nderuar, a është e drejtë për një burrë në moshën time dhe me shëndet të dobët, me pak pasues dhe përkrahës t’i sakrifojë ata dhe t’i lejoj të futen në atë që quhet fitnja e “sa’afukizmit”?!

Unë mendoj shejkh i nderuar që nëse e bëj atë e kam neglizhuar amanetin, veçanërisht kur jam duke u përgatitur për t’u ndarë nga kjo botë dhe për të takuar Zotin tim dhe shpresoj ta takoj atë në sunnet dhe xhemat pa e ndërruar inshaAllahu te’ala.

Dhe shpresoj prej shkëlqesisë tuaj që të më arsyetoni në lidhje me mospërfshirjen time dhe të bijve të mi prej thirrësve në këtë fitne, disa vëllezër më detyruan për t’u përfshirë në të dhe u detyrova që të hap një derë për t’i dëgjuar të dyja palët që të gjykojmë me drejtësi, disa më kanë ardhur me një mori gjërash, të cilat nuk ja dilja dot dhe kanë nevojë për analiza të thella që nuk më lejon t’i bëj as fuqia dhe as mosha, disa duan të nxjerrin nga unë fjalë që të godasë me të fjalën tjetër, që të më nxjerrin kontradiktor, që nuk e di se çfarë thotë.

A kështu duhet të jetë sinqeriteti ndaj një të moshuari në moshën time?! Tek Allahu ankohem për dobësinë e fuqisë time dhe mundësisë së pakët për të ndjekur çështjet dhe dobësisë ndaj disa bijve të mi prej bartësve të thirrjes dhe lus Atë subhanehu që të më ruaj mua dhe juve nga sherri i veteve tona dhe të këqijat e veprave tona, nga intrigat e intigrantëve prej atyre që shfaqin atribuimin tek kjo thirrje e bekuar dhe të na vdesë muslimanë dhe të na bashkojë me të devotshmit.

Sa i takon asaj që më fole dhe ajo është fjala ime në lidhje me vëllanë Abdul-Uahid el-Medkhalij1Sa’afuku gënjeshtari që gënjeu shejkh Rabi’n në sy tek sa vëllezërit tjerë që ishin të pranishëm e përgënjeshtruan në sy të shejkhut. , e vërteta e çështjes është se unë kam dëgjuar një fjalë të tij të regjistruar me zërin e tij ku ai flet për mbledhje të fshehta që quhen “meshalis shura” dhe vura re se ajo që ai tha me gojën e tij është e pamundur që t’i atribuohet shkëlqesisë tuaj, madje është e pamundur që të ketë mbërritur te ju kjo fjalë dhe ju ta keni aprovuar atë dhe shkaku për këtë është se ajo që ai tha bie në kundërshtim me atë që është aprovuar tek Ehlus-Sunneti dhe xhemati, për këtë arsye disa të fajësuan kur dëgjuan këtë fjalë dhe menduan se ju pajtoheni me Abdul-Uahidin për këtë, kështu që ishte detyrë për mua që ta refuzojë atë që i bëri keq shkëlqesisë tuaj dhe t’ju pastroj nga ajo që ju është atribuar juve dhe duke fajësuar vëllanë Abdul-Uahid për atë që ju atribuoi juve dhe kjo është prej të drejtave tuaja më të mëdha ndaj nesh. Ajo që tha vëllai Abdul-Uahidi: se ai u dërgon fetva luftëtarëve në Libi dhe Siri dhe jo vetëm.

Pyetja ime për ju në lidhje me këtë është: “A ka xhemate selefijeh që luftojnë në Siri që ju dërgojnë pyetje dhe ju mblidheni në një mbledhje sheriatike për t’u konsultuar dhe për t’u lëshuar atyre fetva të veçanta që kanë lidhje me luftimin dhe ja dërgoni atyre me gojë dhe fshehtas?”

Si flet ai kur nga ajo që ne e dimë është se të gjithë luftëtarët në Siri janë prej khauarixhëve dhe kanë ideologjinë dhe metodologjinë e Seid Kutbit, ama sa i takon luftimit në Siri nuk është realizuar xhihadi sheriatik me kushtet e tij sheriatike tek ehlus sunneti, si u lëshuakan fetva për luftëtarët që luftojnë një luftim jo sheriatik?!

Për këtë arsye qëndrimi im nga ajo që dëgjova ishte se këto mbledhje janë shumë larg që shkëlqesia juaj të jetë në dijeni të kësaj, bie detyrë mbi Abdul-Uahidin që të distancohet prej tyre dhe të pendohet tek Allahu prej tyre, mirëpo me keqardhje dolën përkrahësit e tij që t’ja atribuonin këto mbledhje shkëlqesisë tuaj dhe të shfajësonin Abdul-Uahidin. Dhe unë ua përsëris pyetjen shkëlqesisë tuaj për të marr mësim dhe dobi nga ju: “A ka xhihad sheriatik në Siri?” Nëse ka, kush është prijësi i mundshëm që ka fuqi, i cili ka shpallur xhihadin dhe luftëtarët luftojnë nën flamurin e tij? Duam ta dimë, në mënyrë që t’i mbrojmë këto mbledhje dhe ta shfajësojmë Abdul-Uahidin prej akuzës së përkrahjes së khauarixhëve dhe shpresoj nga shkëlqesia juaj që ta dëgjoni regjistrimin me zërin e Abdul-Uahid el-Medkhalij.

Nëse pajtoheni me të për ato që tha, na e mësoni të saktën, të cilën nuk e kemi ditur dhe na e qartëso neve, ashtu siç jemi mësuar t’ju shohim kur flisni për një mesele sheriatike i jepni hakun asaj me argumente dhe fakte të qarta sipas metodologjisë së ehlus sunnetit dhe xhematit.

Sepse ne mendojmë që çështja në lidhje me këto mbledhje ashtu siç e përshkroi Abdul-Uahidi ka dalë nga metodologjia selefijeh, mos e dhëntë Allahu që ne të pajtohemi me ata që ju kanë akuzuar për këtë prej bijëve tanë, siç është vëllai Khalid Abdur-Rahman, për këtë shkak e refuzuam atë dhe e bëmë gabimtar për atë që ju atribuoi shkëlqesisë tuaj dhe ju shfajësuam nga kjo çështje. Duhej patjetër sqarimi se kush duhej ta merrte përsipër këtë gabim dhe ai është Abdul-Uahidi, për këtë arsye e këshillova atë dhe i kërkova të pendohet prej tij, ai dhe kush ka marrë pjesë në ato mbledhje, sepse ne i shfajësojmë dijetarët e mëdhenj, si shkëlqesia juaj, ashtu siç parapariu.

Dhe fjala e fundit që do t’ju them është:

Shpresoj që të mbani një fjalë me audio për selefitë në të gjitha anët e botës me zërin tuaj pa ndërmjetës, sepse njerëzit dëshirojnë të dëgjojnë zërin tuaj dhe t’ju bëni thirrje selefive për harmoni dhe dashuri dhe t’ju tregoni atyre se ju nuk jeni të kënaqur me bërjen e selefive në parti dhe ndarjen e tyre në dy pjesë, njëra palë me Muhammed ibnu Hadin dhe pala tjetër me ata që shau Muhamed ibnu Hadij.

Nëse ky problem nuk zgjidhet në Mbretëri që është e pasur me dijetarë dhe me prijës selefijë dhe del në botën islame fitnja do të shtohej dhe pikërisht kjo ndodhi.

Nëse Muhamed ibnu Hadij nuk e pranon shkëlqesinë tuaj dhe ju konsideron kundërshtar të tij, përse nuk e ngrini çështjen tek myftiu ose tek shejkh el-Feuzan që t’i tregojnë vendin zullumqarit, veçanërisht kur ata kanë pushtet sheriatik, duke ndjekur shembullin e asaj që bëri Alij ibnu ebij Talib -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- kur e pranoi gjykimin gjatë fitnes së madhe?

Shpresoj nga shkëlqesia juaj që t’i rregulloni çështjet dhe të dilni me një sqarim me zë para njerëzve dhe të distancoheni nga ndërmjetësit, të cilët dalin çdo ditë para njerëzve me bejan dhe fjalë nga shejkh Rabi dhe mjerisht pretendojnë se ju keni thënë kështu e ashtu.

Se keni bërë bidatçi filanin dhe fistekun dhe keni paralajmëruar nga filani dhe fisteku, aq sa ka arritur çështja që disa nga bijtë tanë në Egjipt më kërcënojnë mua personalisht se shejkh Rabi do të flasë kundër teje dhe do të paralajmërojë kundër teje nëse nuk e vë firmën në bejanin që më kanë shkruar mua dhe pretenduan se ju ma keni dërguar atë që ta firmos, ajo që dimë nga ju shejkh i nderuar është se ju jeni më i madh sesa kjo, me Mirësinë e Allahut ndaj teje.

Vërejtje: Ju kam informuar më parë se meshajkhët e Egjiptit mblidheshin tek unë çdo muaj për të diskutuar gjendjen e davetit në Egjipt dhe punën për të zgjidhur problemet me të cilat përballet ai, mirëpo me keqardhje që kur ka ndodhur kjo fitne dhe përpjekja jonë për t’u futur në të i përçau meshajkhët dhe u ndalën nga takimet dhe çdonjeri vepron në hesap të vet, kjo është ajo që përfituan nga këto fitne për të cilat kujdesesha që të mos futeshim në të dhe çfarë arritëm përveç përçarjes. Shpresoj nga shkëlqesia juaj që t’ju thoni vëllezërve prej nxënësve tuaj që të mos rendin për të më përfshirë mua herë tjetër në këto probleme. Shpresoj nga shkëlqesia juaj që gjoksi juaj të zgjerohet për pranimin e sugjerimeve të vëllait tuaj që ju do, i cili dëshiron që jeta e tij të përfundojë në sunnet dhe xhemat pa ndryshuar.

 

Shkroi/ Hasen ‘Abdul-Uehhab el-Bena
Thirrësi Selefij në Republikën Arabe të Egjiptit
E Diel, më 10 Rexheb 1440 h
Që përkon me 17 Mars 2019

Artikulli paraprakKëshilla e shejkh Rabi’ bnu Hādī el-Medkhālī për të rinjtë Selefij kudo që ndodhen!
Artikulli tjetërNe nuk i bojkotojmë të gjithë! – el-al’lameh Rabi’ bnu Hadij el-Medkhalij

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu