Pyetje: Allahu ju nderoftë, duam prej jush disa udhëzime dhe këshilla për mësimin e “Librit të Teuhidit”?
Përgjigje: Nuk ka dyshim o vëllezër të nderuar se Teuhidi1[Veçimi i Allahut në adhurim] është dija më e mirë, sepse është e lidhur me atë për shkak të të cilit është krijuar njerëzimi, nuk janë krijuar qiejt dhe toka dhe as çfarë ka në qiej dhe në tokë, vetëm për shkak të Teuhidit dhe nuk u krijuan xhinnët dhe njerëzit, vetëm për shkak të Teuhidit, dhe të gjithë të Dërguarit u dërguan për të thirrur në Teuhid.
Nxënësi i dijes duhet që t’i kushtojë rëndësi mësimit të Teuhidit, duhet që muslimani t’i kushtojë rëndësi mësimit të Teuhidit dhe të jetë i vemendshëm që ta kuptojë mirë këtë dije dhe kjo arrihet me sinqeritet për hir të Allahut –azze ue xhel’le–, duhet që mësuesi dhe nxënësi të jenë të sinqertë për hir të Allahut –azze ue xhel’le–, pasi nuk i është dhënë suksesi, vetëm se atij që ka qenë i sinqertë për hir të Allahut dhe nuk është ngritur në grada me ngritje të vërtetë, vetëm se ai që ka qenë i sinqertë për hir të Allahut, duhet që ne o vëllezër të mundohemi në kapitullin e sinqeritetit, për mësimin e kësaj dije madhështore, e cila është “Teuhidi”.
Çështja e dytë: Ta duam Teuhidin dhe t’i përqasemi me dashuri dhe ta mësojmë atë me dashuri.
Çështja e tretë: ta ruajmë atë që na mundëson për ta kuptuar këtë dije, çështja më e rëndësishme për kuptimin e dijes pas sinqeritetit është:
– Të jemi të pranishëm me zemër
– Të dëgjojmë sa më mirë
– Të mbajmë shënim dobitë e mësimit
– Të pyesim rreth asaj që nuk kuptojmë
Kjo gjë e ndihmon nxënësin e dijes për ta kuptuar dijen, duhet t’i kushtojmë vemendje kësaj çështje.
Ashtu siç i bëj me dije vëllezërve, se ajo që sjell dobi nga dëgjimi i shpjegimit është që nxënësi të mos preokupohet me shpjegime të tjera gjatë shpjegimit, disa vëllezër për shembull marrin me vete një shpjegim dhe preokupohet me leximin e atij shpjegimi gjatë dëgjimit të shpjegimit, kjo gjë nuk bën dobi, po, shumë mirë nëse e lexon shpjegimin përpara mësimit, duke lexuar një shpjegim të besueshëm, kjo është gjë e mirë, por të preokupohet me një shpjegim tjetër gjatë shpjegimit, kjo nuk i mundëson atij që të përfitoj prej shpjegimit që dëgjon dhe as prej shpjegimit që lexon.
Lus Allahun –azze ue xhel’le– që të na e lehtësojë kuptimin e kësaj dije.