Ka thënë esh-shejkh Muhamed Bazmul (Allahu e ruajttë):
Më tërhoqi vëmendjen ajo që lexova prej deklaratës së këshilltarit të Khaamen’it se: “Kufijtë e Iranit shtrihen deri në detin Mesdhe!”
Kjo deklaratë është vërtet shqetësuese, porse nuk është për ta pasur frikë in sha’a Allāhu Te’ala. Sepse, ne e dimë se nuk do ketë më perandori perse që të ketë në krye të saj Kisranë dhe as perandori romake që të ketë në krye të saj Çezarin.
E ka nxjerrë el-Bukharij me numër hadithi (3027) dhe Muslim me numër hadithi (1740, 2918) nga Ebu Hurejrete (Allāhu qoftë i kënaqur prej tij) nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë:
“Perandoria e Kisras do të shkatërrohet dhe nuk do të ketë më pas saj dhe perandoria e Çezarit do të shkatërrohet dhe nuk do të ketë më pas saj dhe ju do t’i shpenzoni thesaret e tyre në rrugë të Allāhut.”
Dhe në një transmetim tjetër:
“Kisra do të vdesë dhe nuk do të ketë më pas tij dhe nëse vdes Çezari nuk do të ketë më pas tij, pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im ju do t’i shpenzoni thesaret e tyre në rrugë të Allāhut.”
Ka thënë en-Neveuī (Allāhu e mëshirofttë) në shpjegimin e Sāhihut të Muslimit (18/42): Ka thënë esh-Shafi’ī dhe pjesa tjetër e dijetarëve: Kuptimi i tij është:
“Nuk do të ketë Kisra në Irak dhe as Çezar në Sham ashtu siç ishin në kohën e tij ﷺ.”
Pejgamberi ﷺ na tregoi për ndërprerjen e mbretërimit të atyre dy krahinave, dhe u bë ashtu siç tha ai ﷺ, ndërprerja e mbretërisë së Kisras u zhduk njëherë e përgjithmonë në të gjithë tokën dhe u coptua perandoria e tij copë-copë, u shkatërrua për shkak të lutjes së të Dërguarit të Allāhut ﷺ.
Sa i përket Çezarit, ai u tërhoq nga Shami dhe shkoi në skutat më të largëta të vendit të tij dhe muslimanët i çliruan vendet e tyre dhe vazhdojnë të jenë nën pushtetin e muslimanëve, dhe lavdërimi i takon Allāhut. Dhe muslimanët i shpenzuan thesaret e tyre në rrugë të Allāhut, ashtu siç na tregoi ai ﷺ e këto janë mrekulli të dukshme. Mbaroi fjala e tij.
Kjo nuk do të thotë që të rrimë duarkryq, porse patjetër duhet të bëjmë shkaqet dhe të marrim masat të cilat e parandalojnë sherrin e tyre ndaj Islamit dhe muslimanëve, dhe kjo është prej kapitullit:
“lidhe atë (devenë) dhe mbështetju Allahut.”
Allahu nuk do t’ju japë pushtet armiqve të muslimanëve që t’i shkulin ata nga rrënjët.