Pyetja: Thotë: Një vëlla nga selefijt ka lidhur martesë me një motër e cila studion në vendet (shkollat) që ka përzierje. Ne e kemi këshilluar atë por ajo refuzon. Me çfarë e këshilloni ju atë (djalin në lidhje me vajzën) Allahu ju begatoftë?!
Përgjigje: E këshilloj atë me atë që ka këshilluar i Dërguari i Allahut ﷺ:
“Zgjidhe atë që është fetare, të lumshin duart.”
Kërko për atë që është fetare edhe nëse është nga masa e thjeshtë. Ajo është më e mirë se sa ajo që mëson në shkolla që ka përzierje. Pasha Allahun auamët (popull i thjeshtë, i rëndomtë) janë më të mirë se shumë femra arsimtare tani, pasha Allahun dhe më të mençura, pasha Allahun më të mençura. Nuk është e domosdoshme martesa me një grua arsimtare, mirëpo gruaja e devotshme dhe e mirë, kjo është ajo që duhet të marrësh.
Ose është arsimtare (ku nuk ka përzierje) dhe kjo është dritë mbi dritë, ose është xhahile (e paditur) e cila është në fitra dhe e merr atë dhe mëson vetë, dhe ajo e pranon mësimin tënd.
Kjo është ajo që unë kam në lidhje me këtë dhe Allahu e di më së miri!