Mashtrimet e Rafidive!

0
557

Ka thënë elal’lāmeh esh─Sheukanij (v. 1255 h) në librin e tij “Katrul uelij” (fq. 283-284):

Dije se mbetjet e mexhusëve dhe grupet e shirkut dhe ateizmit, kur u shfaq Sheriati Islamik dhe i mposhti ata shteti i besimit dhe mileti muhamedij, ata nuk gjetën rrugë për largimin e saj me shpata, me shtiza dhe as me argumente dhe me fakte, e fshehën atë që kishin prej ateizmit dhe felëshimit me një dredhi që e pranonte mendja dhe i bindej logjika.

Kështu që ju atribuan Ehlul−Bejtit (familjes së Profetit ﷺ) dhe u shfaqën rrejshëm dhe shpifshëm dashurinë dhe miqësinë ndaj tyre ndërsa në brendësi ishin armiqtë dhe kundërshtuesit e tyre më të mëdhenj.

Më pas gënjyen ndaj të mëdhenjve të tyre (ehlul─bejtit) që kishin bashkuar në mes dijes dhe fesë dhe ishin të njohur për devotshmëri dhe udhëzim dhe thanë:

“Ka thënë filan imam kështu, ka thënë filan imam ashtu dhe bënë për vete grupe prej njerëzve të thjeshtë të cilët nuk kuptonin dhe as logjikonin dhe shkuan me ta shkallë─shkallë me thirrje të njohura dhe politikë shejtaneske dhe vijuan t’i kthejnë ata nga një gradë në një gradë tjetër dhe nga një shkallë në një shkallë tjetër, derisa i nxorrën ata në mosbesim të qartë, felëshim të pastër dhe ateizëm të kulluar.”

Dhe kur e arritën këtë u shfaqën shtetet e tyre.

Artikulli paraprakNuk lejohet madhërimi i bidatçive dhe as lavdërimi i tyre! – Shejkh el-Al’lameh Salih el-Feuzan
Artikulli tjetër[EMOCIONALE] Kulminacioni i huajsis! – Shejkh Muhammed bin Hadi el-Medkhali

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu