Muaji i Allahut Muharrem! – shejkh Ali el-Hadadi

0
246

 

Prej bidateve të shpikura në muajin Muharrem është ajo që veprojnë rafidat prej organizimit të ceremonive përkujtimore duke goditur trupat në shenjë pikëllimi për vrasjen e Husejn ibnu Ali -radij Allahu anhuma-.

Disa prej Ehlus–Sunnetit i ndjekin këto ngjarje përmes mediave, si spektakël dhe për të marrë vesh se çfarë bëhet, mirëpo në këtë gjë ka një rrezik të madh, këto mbledhje shoqërohen me lëshimin e fjalëve të mbushura me dedikimin e adhurimit të tjerëve veç Allahut, siç është lutja dhe kërkimi i ndihmës, si dhe janë të mbushura me gënjeshtra ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, shokëve të tij dhe familjes së tij dhe ai që nuk e dallon të vërtetën nga e kota, të sinqertën nga gënjeshtra mund të mashtrohet nga ajo që dëgjon dhe futet në zemrën e tij dashuria për bidatin dhe mohimi i tij (ndaj bidatit) shndërrohet në pranim, Allahu na ruajttë!

Allahu i Lartësuar në lidhje me cilësinë e robërve të Gjithëmëshirshmit ka thënë:

{Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm kur kalojnë pranë kotësive}1[Surah el-Furkan (25):72]

Dmth: nuk prezantojnë ndenjat e gënjeshtrës, të kotës dhe gjynaheve.

Ka thënë Profeti ﷺ:

“Kur t’i shohësh ata të cilët ndjekin atë që është e paqartë prej tij, ata janë të cilët Allahu i ka emërtuar (në Kur’an) ndaj ki kujdes nga ata.”

Allahu më ndihmoftë mua dhe juve nga errësirërat e fitneve.

Artikulli paraprakDredhitë e Hassanit para gjykatës… – shejkh Khalid ‘Uthman el-Misri
Artikulli tjetërCili është gjykimi i atij që e kujton namazin e humbur pasi ka filluar namazin aktual? – el-al’lameh ibnu Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu