Nëse njeriu ndryshon çfarë vlere ka e shkuara e tij? – el-Al’lameh Muhamed ibnu Haadi

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

0
365

 

Nëse njeriu ndryshon çfarë dobie ka e shkuara e tij, kur mund të kalojë në femohim -Allahu na ruajttë prej saj-!

﴾O ju që keni besuar, kush e braktis fenë prej jush, Allahu do të sjellë një popull, që Ai i do dhe ata e duan Atë﴿1[El-Maideh: 54]

Zemra është e dobët dhe mund ta braktisë fenë.

Do t’ju sjellë një shembull -ua kam treguar disa herë disa vëllezërve tuaj në vitet e mëhershme- ‘Abdullah el-Kasimij nxorri shpatën e besimit në refuzimin e atyre që luftonin thirrjen selefijeh, thirrjen e imamit, muxhedidit, muxhahidit, shejkhul Islam-it Muhamed Abdul-Uehab, libri “El-Husamul Maahik”, “ed-Dija’ush Shaarik”, “es-Siraa’u bejnel Islam uel uethenijeh”, aq sa e lavdëruan dhe rekomanduan për ta lexuar këtë këtë libër një numër prej dijetarëve të mëdhenj dhe u tha për të:

Konflikti në mes Islamit dhe mosbesimit detyrë që po e përmbush trimi el-Kasimij, etj…

“El-Burukun Nexhdijeh fij Iktisaahidh Dhulamatid Dexheuijeh”, thuaj çfarë të dëshirosh prej librave të tij madhështorë në këtë kategori dhe në fund përfundimi i tij ishte i keq, e braktisi të gjithë këtë dhe gjykuan për të me femohim, i cili erdhi me devijime, kur shkroi librin “el-Eglalal” bazuar në këtë rregull të fëlliqur dhe të mallkuar, në këtë rast themi për këtë: përpjekje të shkuara! Ndihmoi thirrjen selefijeh!

Librat e tij janë të pranishëm në refuzimin e armiqve të saj (thirrjes selefijeh), mirëpo jo, patjetër duhet të jetë {dhe ata nuk ndryshuan aspak} ama sa i përket atij që ndryshon dhe e shet fenë e tij për gjërat kalimtare të kësaj bote, atëherë këtij nuk i duhet kushtuar rëndësi, sot është sunnij neser bidatçi, edhe nëse është prej nxënësve të dijetarëve të mëdhenj, ajo që bie detyrë është sqarimi i gjendjes së tij.

Uasil ibnu ’Ata’e -Ju pyes juve nxënësi i kujt ishte? Përgjigjuni, në uljen e kujt ishte? Çfarë kini që nuk përgjigjeni? Nxënësi kujt ishte? Nxënësi i el-Hasen El-Basrit, dhe në fund (tha el-Hasen): “u largua nga ne Uasil” dhe u bë koka e el-Mu’tezilive, përse? Sepse Haseni -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- i biri Ebil Hasen El-Basrit u pyet për atë që ka bërë gjynah të madh me pyetjen që vijon:

A është në Zjarr apo është Musliman? Është besimtar apo jobesimtar?

El-Hasen heshti duke u menduar, ndërsa ky burrë nxitoi për t’ju përgjigjur dhe tha: “Ai është në një vend në mes dy vendeve, as musliman as jobesimtar.” Ku ta çojmë, ku? Dhe u tregua i paedukatë duke i paraprirë dijetarëve të thelluar në dije, dhe nuk ja qëlloi me përgjigjen, saqë erdhi me atë që e kundërshton Kur’anin dhe hadithin e zotërisë së të dërguarve, pas kësaj u nda dhe u izolua në një cep të xhamisë me një grup që shkoi me të dhe prej këtu e morën emrin “el-Mu’tezileh”, nuk i bëri dobi atij që ishte nxënësi i el-Hasen El-Basrij.

Ajo që merret në konsideratë o vëllezër të dashur është qëndrueshmëria në të vërtetën dhe në udhëzim, ama ai që ndërron dhe ndryshon nuk merret për bazë dhe refuzohet, sa i përket ruajtjes së kaluarës së tij, nëse mospërputhja ka vend për diskutim, mirëpo të rrëzojë bazat e sunnetit dhe Islamit dhe të ndihmojë ithtarët e epsheve dhe bidateve dhe t’i mbrojë ata, t’i arsyetojë ata, apo t’ja lehtësojë çështjen atyre dhe ndoshta e lufton Ehlus-Sunnetin që i refuzojnë ata (ithtarët e bidateve) për këtë njeri nuk ka respekt edhe nëse është nxënësi i dijetarëve të Islamit.

Dijetarët e Islamit nuk kanë faj, nuk u bën dëm kjo gjë, kush bën mirë e bën për veten e tij dhe kush bën keq i bën dëm vetes së tij.

Zoti yt nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij﴿2[Fusilet: 46]

Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit﴿3[el-En’am: 164]

﴾Nuk e kryen një krim krimineli vetëm ndaj vetes së tij﴿

E ata nuk të dëmtojnë ty aspak﴿4[En-Nisa: 113]

Të gjitha këto ajete tregojnë për këtë kuptim.

Duhet ditur o të dashur se ky dyshim, të cilin tani na e sjellin dhe i mashtrojnë me të selefitë, është dyshim i rrëzuar -Lavdërimi i takon Allahut- e rrëzon atë Libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe fjala e sahabëve dhe puna e selefëve të ummetit dhe fjalët e tyre të transmetuara e rrëzojnë atë, mirëpo ata duan të mbrojnë vetet e tyre, larg është kjo sepse feja e Allahut është ndihmuar, për çdo gabim ka njerëz që ngrihen për të ndihmuar fenë e Tij, paralajmërohet ndaj kësaj fjale dhe nuk i vihet veshi atij që e ka nxjerrë këtë fjalë dhe autorit të saj, atij që e përkrah dhe e transmeton atë, me të vërtetë kjo fjalë është derë e sherrit në dëm të Ehlus-Sunnetit, ndaj nxënësve të hadithit dhe përkrahësve të tij, lusim Allahun -xhel’le ue Ála- të na ruajë neve dhe juve.

Artikulli paraprakArgumentet që e ndalojnë nxjerrjen e Zekatit të Fitrit në vlerë monetare! – Shejkh Ibn Baaz
Artikulli tjetërSi agjerohen gjashtë ditët e Shevalit? – Shejkh Ibn Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu