Përkufizimi i tij
Ajo që therret prej kafshëve ditët e sakrificës për shkak të bajramit si afrim tek Allahu i Lartësuar.
Gjykimi i tij
Ai është prej adhurimeve të legjitimuara në Librin e Allahut dhe sunnetin e të Dërguarit të Tij ﷺ dhe prej konsensusit të muslimanëve (shejkhul islam ibën Tejmijeh mendon se ai është vaxhib).
Koha e tij (therrjes së kurbanit)
Fillimi i tij është pas Faljes së Bajramit ditën e sakrificës, ndërsa fundi i tij është me perëndimin e diellit ditën 13 të Dhul Hixhes, theret gjatë ditës ose gjatë natës sipas mendimit më të saktë.
1- Për të gjallët, dhe kjo është orgjina.
2- Lejohet për të vdekurit: për asye të amanatit që ka lënë i vdekuri ose për bamirësi në emër të tij.
Cilat janë kafshët që bëhen kurban dhe kushtet e tyre?
A- Deveja: për 7 veta
B- Lopa: për 7 veta
C- Bagëtitë: delja ose dhia për 1 njeri dhe atë që ai dëshiron për të ndarë shpërblimin.
2- Kushtet e kafshës që therret:
A- Që të jetë pronë e atij që do bëj kurban.
B- Që të theret në kohën e tij.
C- Që të jetë nga këto tre lloje:
1- Deve
2- Lopë
3- Bagëti, dele ose dhi
D- Të ketë arritur moshën e përcaktuar
1- Deve: 5 vjeçare
2- Lopë: 2 vjeçare
3- Bagëtitë: dele: 6 muajshe, ndërsa dhia: 1 vjeçare.
1- Të metat që pengojnë arritjen e shpërblimit:
A-Kafsha me një sy që duket qartë që ka një sy.
B-Ajo kafshë që është e sëmurë rëndë.
C-Kafsha që çalon dhe duket qartë që çalon.
D-Kafsha e dobët, që nuk ka palcë në kockat e saj.
E-Ajo që e ka këmbën e prerë prej deleve.
A- Ajo që e ka bririn e thyer ose veshin e prerë.
B- Ajo që i është shqyer veshi.
C- Ajo që i është prerë këmba, prej deveve, lopëve dhe dhive.
D- Ajo që i është prerë organi gjenital, ndërsa ajo që ka të prerë testikujt lejohet.
Çfarë duhet të shmang ai që dëshiron të bëj kurban?
Ndalohet për atë në 10 ditët e para të Dhul Hixhes këto gjëra:
1- Prerja e flokëve.
2- Heqja e lëkurës.
3- Prerja e thonjëve (vetëm në rast nevoje), ndërsa ai që ther për të tjerët nuk e ka për detyrë këtë gjë.
1- Që ta marrë vetë përsipër therjen e tij, qoftë ai mashkull apo femër.
2- Që ta ha një të tretën e tij, ta dhurojë një të tretën dhe të bëj bamirësi një të tretën.