Pyetësi: A ka mundësi që Xhini të marr formë te njeriut apo gjarpërinjëve?
Përgjigja: Po, ata ndryshojnë (formë), sikur që ka thënë Allahu i Lartësuar në Librin e Tij:
﴾Vërtet që ai dhe Kabilja e tij (fisi e farefisi, ndjekësit e ndihmësit e tij nga njerëzit e xhindët) ju shohin ju, ndërsa ju nuk i shihni dot ata.﴿
Pra, ka mundësi që ata të vijn në formë të macës ose në formë të qenit, nga ku dhe qeni i zi është shejtan, ose në formë të gjarpërit, sikurse që ka ndodhur tek disa sahabe, kur ai (sahabiu) e mbyti një gjërparër dhe u hedh mbi armën (shpatën) e tij dhe se askush nuk mund të tregonte se kush nga ata vdiq i pari: ai apo gjarpëri, ku dhe profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) tha:
“إن للمدينة سكانا، فإذا رأيتم من ذوات البيوت فأنذروها ثلاثا”
((Me të vërtet, Medina ka banorë (nga xhindët). Kështu që kur të hyni në shtëpit e juaja, paralajmëroni ata tri herë atëherë.))
Dhe se njeriu nuk ka forcë ta shohë gjendjen e tyre të vërtet. Më është treguar mua njëherë për një burrë në Sa’dah që bashk me një person tjetër mësonin nga Kur’ani, dhe se ky personi tjetër doli që ishte xhinë (në formë të njeriut). Dhe se njeriu vazhdoi ta pyes xhinin që ta lërë atë ta shoh formën e tij të vërtet, ku xhini i tha atij: “Nuk do të bëjë mirë ty.”
Njeriu vazhdoi ta pyes atë, ku dhe ai e pa atë (xhinin) në një formë të tmerrshme dhe njeriu u bë i çmendur. Kështu që ne shpresojm që të mos i shohim ata në formën e tyre të vërtet në të cilën i ka krijuar Allah.