Pyetje: është një fjalë që thotë: “Nuk do të kenë sukses ata njerëz që e njohin Allahun vetëm në Ramazan”, a është kjo hadith?
Përgjigje: Kjo është prej fjalës së dikujt prej selefëve, e pyetën njërin prej selefëve rreth disa njerëzve që përkushtohen në adhurim dhe orvaten në bërjen e punëve të mira në Ramazan, mirëpo me përfundimin Ramazanit e braktisin atë që bëjnë, ai tha: “Sa njerëz të këqinj janë ata që e njohin Allahun vetëm në Ramazan.”
Kjo është e saktë nëse ata i lënë obligimet, ama nëse nuk i lënë ato, por lënë disa orvatje të tyre në vepra të mira, atëhere kjo fjalë nuk është e saktë, qëllimi i saj është për ata të cilët braktisin obligimet, d.m.th. falen në Ramazan kurse jashtë tij nuk falen më! Pikërisht këta janë njerëzit e këqinj, sepse me këtë gjë ata kanë mohuar, pasi lënia e namazit është mosbesim, lusim Allahun për mirëqënie.
Ama nëse për shembull: ata lënë disa vepra të pëlqyeshme jashtë Ramazanit kjo nuk prish punë, sepse njerëzit në Ramazan orvaten në lloje të ndryshme të adhurimit të pëlqyeshëm dhe në dhënien e lëmoshave, e të tjera si këto, nëse ata bëjnë lëshime në disa vepra të pëlqyeshme pas përfundimit të Ramazanit, në këtë rast nuk thuhet për ta: njerëz të këqinj.