Nuk lejohet madhërimi i bidatçive dhe as lavdërimi i tyre! – Shejkh el-Al’lameh Salih el-Feuzan

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

0
454

Pyetja: Cili është gjykimi ndaj atij që nderon ithtarët e bidateve, i respekton ata dhe i lavdëron ata, se ata e praktikojnë gjykimin e Islamit duke pasur njohuri për bidatet e tyre dhe ndonjëherë kur i përmend ata në mesime të përgjithshme thotë: bashkë me kujdesin ndaj disa qëndrimeve tek ata bidatçi ose thotë: pavarësisht asaj që kanë ata bidatçij -të cilët i respekton ky thënës, i lavdëron dhe i mbron ata- ata kanë fjalë të shkruar dhe të regjistruar që shajnë sunnetin dhe i etiketojnë sahabët me injorancë dhe sharje të Pejgamberit cili është gjykimi ndaj këtij thënësi dhe a paralajmërohet prej këtyre fjalëve?

Përgjigje: Nuk lejohet madhërimi i bidatçive dhe as lavdërimi i tyre, edhe nëse kanë diçka prej të vërtetës; sepse lavdërimi dhe lartësimi i tyre përhap bidatin e tyre dhe i rradhit bidatçijtë në rreshtat e atyre që janë si shembull për t’u ndjekur prej burrave të këtij ummeti.

Selefët na ka paralajmëruar nga të paturit besim tek bidatçijtë, nga lavdërimi tyre dhe nga ulja me ta, ashtu siç gjendet në atë që ka shkruar për të Esed bnu Musa (Allāhu e mëshiroftë):

واياك ان يكون لك من البدع اخ او جليس او صاحب
“I Mjeri ti nëse ke prej ithtarëve të bidateve vëlla, ose person me të cilin ulesh ose shok”.

Ka ardhur në një transmetim:

من جالس صاحب بدعة نزعة منه العصمة ووكل الى نفسه ومن مشى الى صاحب بدعة مشى الى هدم الاسلام
“Kush ulet me një ithtar të bidatit privohet nga e mbrojtja e Allahut dhe lihet në mëshirë të vetes së tij, e kush ecën me një ithtar të bidatit ka ecur për shkatërrimin e Islamit.”

Paralajmërimi ndaj bidatçive është detyrë, si dhe është detyrë largimi prej tyre, edhe nëse kanë diçka prej hakut, pasi shumica e të devijuarve nuk shpëtojnë pa pasur diçka prej hakut, por përderisa kanë bidate, kanë shkelje dhe kanë mendime të këqija, nuk lejohet lavdërimi i tyre, as lartësimi i tyre, as të mbyllim sytë ndaj bidateve të tyre; sepse kështu përhapet bidati dhe parandalohet Sunneti dhe me këtë rrugë i ndihmon bidatçitë dhe bëhen të parët e Ummetit. Mos e dhëntë Allāhu! Ajo që bie detyrë është paralajmërimi ndaj tyre, dhe imamët e Sunnetit, të cilët nuk kanë pasur bidate përgjatë viteve, mjaftojnë për Ummetin, ata janë shembulli që duhet ndjekur.

Bie detyrë ndjekja e atij që është i qëndrueshëm në Sunnet, i cili nuk ka bidat, ama bidatçiu duhet paralajmëruar dhe demaskuar, derisa njerëzit të ruhen prej tij, dhe të largohen nga skena ai dhe pasuesit e tij.

Sa për atë se ai ka diçka prej hakut kjo nuk e justifikon lavdërimin e tij më shumë sesa dobia dhe është i njohur rregulli i fesë: “parandalimi i dëmeve është më parësor sesa arritja e dobive” dhe armiqësia ndaj bidatçiut që parandalon dëmet që ai i shkakton Ummetit është më parësore sesa ajo që gjendet tek ai prej dobisë së pretenduar nëse gjendet, përndryshe nëse ecim me këtë parim askush nuk bëhet i devijuar dhe askush nuk bëhet bidatçi, sepse nuk ka bidatçi që të mos ketë diçka prej hakut dhe diçka prej kapjes pas fesë.

Bidatçiu nuk është qafir dhe as shkelës i tërë sheriatit, por është bidatçi në disa çështje ose në shumicën e tyre dhe veçanërisht nëse bidati është në akideh dhe në menhexh (metodologji), kështu që çështja është e rrezikshme sepse një njeri i tillë bëhet shembull e si pasojë përhapen bidatet në Ummet dhe bidatçijtë bëhen aktive në përhapjen e bidateve të tyre.

Ky që i lavdëron bidatçijtë dhe i mashtron njerëzit me atë që ata kanë prej hakut, ky është njëri prej dy llojeve:

      1. Ose është injorant i menhexhit të selefëve dhe qëndrimit që ata kanë pasur ndaj bidatçive, dhe ky injorant nuk i lejohet të flasë dhe nuk i lejohet muslimanëve ta dëgjojnë atë;
      2. Ose është i anshëm sepse e di rrezikun e bidatit dhe atë të bidatçijve porse është i anshëm që do të përhapë bidatin.

Sidoqoftë kjo është një çështje e rrezikshme dhe çështje ku nuk lejohet tolerimi i bidatit dhe njerëzve të tij sido që të jetë!

BURIMI【ظاهرة التبديع والتسفيق والتكفير وضوابطها ص. 54/57】
Artikulli paraprakLidhe atë (devenë) dhe mbështetju Allahut! – Shejkh Muhammed Bazmul
Artikulli tjetërMashtrimet e Rafidive!

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu