Transmetohet nga ebu Hurejrete -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Më të vërtetë besimtari i rraskapit shejtanët e tij ashtu siç dikush nga ju e rraskapit devenë e tij në udhëtim.” 1Transmetoi imam Ahmedi (8940)
Duke komentuar këtë hadith el-al’lameh ibnul Kajjim -Allahu e mëshiroftë- tha:
“Sepse sa herë që ai e cyt, ai lëshon kundër tij lloje të ndryshme të dhikrit (përmendjes së Allahut), kërkim falje, bindje ndaj Allahut, në këtë gjendje shejtani që është me të është në një dënim të ashpër, nuk është në pozitën e shejtanit të njeriut të shthurur, i cili është me të në rehati dhe qetësi, për këtë arsye ai është i fuqishëm dhe i dhunshëm, kush nuk e torturon shejtanin e tij në këtë botë me përmendjen e Allahut të Lartësuar, me veçimin e Tij në adhurim, me kërkimin e faljes dhe bindjen ndaj Tij, do ta torturojë shejtani atë në Botën tjetër me dënimin e Zjarrit, duhet me patjetër që gjithësecili ta torturojë shejtanin e tij ose përndryshe do ta torturojë shejtani atë.”