Përmirësimi i gjendjes se ‘Umetit – Shejkh el-Albani

Përktheu: Besim Gjelaj

0
392

Kjo gjendje e mjerueshme (që po e përjeton ‘Umeti) nuk është me e keqe së sa ajo që ka qenë në kohën e arabëve të injorancës, kur u dërgua Pejgamberi ynë Muhamedi ﷺ.

Për shkak së në mesin tonë është shpallja e plotë, është një grup që i përmbahet të vërtetës, përmes të cilit të tjerët udhëzohen në rrugën e drejtë, grup i cili i thërret njerëzit për në Islamin e mirëfilltë, qoftë në ibadet, akide, sjellje dhe metodologji.

Nuk ka dyshim së realiteti i gjendjes së arabëve në kohën e injorancës është i ngjashëm me atë që është prezent në shumë prej grupeve myslimanë në këtë kohë, duke u bazuar në këtë themi:

“Ilaçi që është përdor atëkohë, duhet të përdorët edhe në këtë kohë, tretmani i asaj kohe vlen për këtë kohë, ashtu siç e shërojë Pejgamberi ﷺ  injorancën e parë! Pra, thirrësit e Islamit, që të gjithë, e kanë për obligim përmirësimin e keqkuptimit të kuptimit të fjalës: “La ilahe il-lAll-llah” dhe ta shërojnë gjendjen e tyre të rëndë me të njëjtin ilaç”.

Kurse, kuptimi i kësaj është shumë i qartë, nëse ne, e meditojmë fjalën e Allahut të Plotfuqishëm:

{Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson në shpërblimin tek Allahu Diten e Fundit dhe e përmend shumë Allahun}1[Surah el-Ahzab (33): 21]

Pra, i Dërguari ynë ﷺ është shëmbëlltyra me e mirë për t’i shëruar problemet e myslimanëve në kohën tonë, si dhe në çdo kohë dhe rast.

Kjo nënkupton së ne duhet të fillojmë me atë që ka filluar Pejgamberi ynë ﷺ, e ajo është fillimisht ta përmirësojmë akidën e myslimanëve, së dyti ibadetin e tyre, e pastaj së treti moralin e tyre.

BURIMIet-Teuhidu Evvelen Ja Duatel-Islam fq. 7-8
Artikulli paraprakKërkimi i mëshirës për njerëzit e bidatit… – Shejkh Zejd ibnu Muhamed ibnu Hadij el-Medkhalij
Artikulli tjetërPrej dobësisë në dije kapja pas tezkijes në prani të kritikës… – Shejkh Rabi’ bnu Hadij el-Medkhalij

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu