Prej dobësisë në dije kapja pas tezkijes në prani të kritikës… – Shejkh Rabi’ bnu Hadij el-Medkhalij

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

0
515

 

D.m.th dobësia në dije të shpie në të tilla absurditete, tha filani, tha fisteku, ne kemi një metodologji që me anë të saj dallohen njerëzit e të vërtetës dhe njerëzit e të kotës.

Nëse Imam Ahmed ibnu Hanbel do të vinte tani dhe të lavdëronte filanin dhe fistekun, më pas gjejmë që ky person nuk e meriton këtë lavdërim, prej fjalëve, veprave, shkrimeve dhe kasetave të tij, a na lejohet neve që të kapemi tek ajo me të cilën e lëvdoi el-Imam ibnu Bāz, el-Albānij apo Ahmed ibnu Hanbel apo të tjerë veç tyre?

Kritika ka përparësi ndaj lavdërimit, kritika e shpjeguar ka përparësi ndaj lavdërimit të paqartë, këto rregulla duhen zbatuar në lëminë e “kritikës dhe lavdërimit.

P.sh: el-Albānij lavdëron një ditë prej ditësh filanin, më pas i bëhet e qartë se ai nuk e meriton lavdërimin dhe thotë për të kharixhij.

Ibnu Bāz një ditë prej ditësh lavdëron filanin dhe fistekun, i bëhet i qartë gabimi i tyre dhe thotë për ta: janë thirrës të së kotës, vijnë njerëzit e të kotës e përhapin lavdërimin dhe e fshehin kritikën.

Nëse do të supozonin se ibnu Bāzi dhe El-Albānij do të linin në fuqi lavdërimin, derisa të vdisnin, nuk kanë tjetër përveç këtij lavdërimi, a është detyrë për njerëzit që ta marrin lavdërimin e tyre, të mbyllin sytë dhe të kyçin mendjet e tyre nga gabimet e filanit dhe fistekut, të cilët janë lavdëruar nga El-Albānij apo ibnu Bāzi, gabimet janë të qarta dhe kritika është e qartë?

A i lejohet muslimanit që të kapet te lavdërimi i filanit dhe fistekut, ndërkohë që kritika është e qartë ndaj këtij të lavdëruari?

Ata që janë të lidhur pas kokave të ithtarëve të bidateve dhe prej tyre Sejid Kutbi, miqësojnë dhe armiqësojnë për shkak të tij dhe atyre që janë të ngjashëm me të dhe nxisin masat, turmat ndaj përpjekes së atij që mundohet t’i kritikojë dhe të bëjë të qartë devijimin e tyre. Kjo kritikë është vrasëse, kanë shkruar metodologji dhe libra për lartësimin e tyre, kjo kritikë është shumë e rrezikshme!

Nëse pasuesit e Sunnetit do të ishin të kujdesshëm, pasha Allahun nëse do t’i lavdëronte ata ibnu Bāzi dhe El-Albānij nuk do t’u bënte dobi kjo, përderisa ata kritikuan vetet e tyre me qëndrimet, mendimet dhe metodologjitë e shtrembëruara të cilat ndoqën në luftimin e pasuesve të Sunnetit.

Rrinin në pritë duke shpërfytyruar realitetin e tyre dhe duke shkruar metodologji që t’i bënin të rinjtë ta lëshonin gjuhën në sharjen dhe shpërfytyrimin e atij që kritikonte kokat e devijimit.

Sejid Kutbi është imam në devijim, ka njerëz që janë imam në udhëzim dhe ka njerëz që janë imam në devijim, ndërsa Sejid Kutbi është imam në devijim, i ka mbledhur devijimet nga sekte të ndryshme, prej Mu’tezilive, Khauarixhëve, Rafidave, Sufive ekstremistë të panteizmit, prej komunistëve, devijime e devijime me të cilat i ka mbushur librat e tij dhe me to e devijoi rininë e ummetit.

Ai që e mbron këtë, miqëson dhe armiqëson për shkak të tij dhe vendos metodologji në mbrojtje të këtyre gjërave të cilat kanë mbledhur llojet e devijimit, si mund t’i bëjë dobi lavdërimi i filanit dhe fistekut, d.m.th ku është peshorja islamike?!

Ndaj bie detyrë mbi ju o vëllezër të merreni me dije, të merreni me dijen e selefëve dhe metodologjinë e tyre në kritikë dhe lavdërim.

Kemi gjetur tek Jahja ibnu Ma’in dhe për të thonë se ka qenë prej më të ashpërve në kritikë, kemi gjetur tek ai butësi dhe kemi gjetur ulematë që e kanë kundërshtuar atë prej atyre që ishin më të mëdhenj sesa ai dhe atyre që ishin më të vegjël sesa ai, sa ka kritikuar ai dhe e kanë kundërshtuar ata dhe sa ka lavdëruar ai dhe e kanë kundërshtuar, Ahmed ibnu Hanbel ka kritikuar dhe lavdëruar dhe e kanë kundërshtuar në lavdërim dhe kritikë, përse? Sepse kishin një metodologji që ndiqnin.

Metodologjia nuk është filani, çdo dijetar është i obliguar të ndjekë këtë metodologji, nëse ai gabon dhe e kundërshton këtë metodologji, atëherë duhet të gjykohen fjalët e tij sipas kësaj metodologjie, kjo është ajo që kisha në lidhje me këtë pyetje.

Për këtë arsye duhet që të mësojmë dijen në mënyrë të saktë dhe të njohin metodologjinë e Selefëve në kritikë dhe lavdërim, kur përfiton njeriu prej lavdërimit dhe kur nuk përfiton. Allahu ju bekoftë!

Artikulli paraprakPërmirësimi i gjendjes se ‘Umetit – Shejkh el-Albani
Artikulli tjetër“Qëllimi e arsyeton mjetin” – Shejkh el-Albani

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu