Prej vlerave të Natës së Kadrit… – esh-shejkh ibnu Ùthejmin

0
174

Ka thënë esh-shejkh ibnu Ùthejmin (Allahu e mëshirofttë):

Vlera e parë: se Allahu e zbriti Kur’anin gjatë saj, i Cili është udhëzim për njerëzit dhe për lumturinë e tyre në dynja dhe në Botën Tjetër.   Vlera e dytë: ajo që tregon pyetja prej lavdisë dhe madhështisë në Fjalën e Tij:

E ku mund ta dish ti se çfarë është Nata e Kadrit﴿

Vlera e tretë: se ajo është më e mirë sesa njëmijë muaj.
Vlera e katërt: se engjëjt zbresin gjatë saj dhe nuk zbresin vetëm se me hajër, bereqet dhe mëshirë.
Vlera e pestë: ajo është paqe për shkak të paqes së madhe gjatë saj prej ndëshkimit dhe dënimit, për shkak të asaj që robi vepron prej bindjes ndaj Allahut –azze ue xhel-le–.
Vlera e gjashtë: se Allahu për të treguar vlerën e saj zbriti një Sure (Kaptinë) të plotë që do lexohet deri në Ditën e Kiametit.

Dhe prej vlerave të Natës së Kadrit është ajo që ka ardhur dy Sahihet (el-Bukharij & Muslim) prej hadithit të ebu Hurejres –Allahu qoftë i Kënaqur prej tij– se Profeti ﷺ ka thënë:

“Kush e kalon Natën e Kadrit duke u falur me besim dhe duke shpresuar shpërblimin, i falen atij ato që i kanë paraprirë prej gjynaheve të tij.”

Fjala e tij: me besim dhe duke shpresuar shpërblimin dmth: besimin në Allah dhe në atë që Ai i ka premtuar prej shpërblimit, për ata që falen gjatë saj duke shpresuar dhe kërkuar shpërblimin.

BURIMIمجالس شهر رمضان صـ (١٦١)
Artikulli paraprakShenjat e Natës së Kadrit para dhe pas saj… – Shejkh ‘Uthejmin
Artikulli tjetërDistancimi nga themelimi i këshilleve të fshehta, bidatçijeh kharixhijeh! – Shejkh Khalid Abdur-Rahman

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu