Programi i gruas në Muajin e Ramazanit… – Shejkh el-al’lameh Sulejman er-Ruhejli

0
243

 

Pyetje: Cili është programi i gruas muslimane në Muajin e Ramazanit, ashtu që t’a adhuroj Zotin e saj dhe t’i shërbej familjarëve?

Përgjigje: Ne themi se me të vërtet programi i gruas muslimane është i njejt sikurse i burrit. Mirëpo gruaja muslimane e shton edhe një adhurim sepse gruaja nëse mundohet në shërbim të burrit të saj dhe njerëzve të shtëpisë së saj, u përgatit atyre ushqimin që kanë nevojë, atëherë ajo me të vërtetë është duke adhuruar Allahun –azze ue xhel’le–, nëse ajo e kërkon shërblimin tek Allahu.

Kjo gjë ka shpërblim për të dhe shtim të veprave të mira, gruaja muslimane nëse përgatit ushqimin duhet ta angazhojë gjuhën e saj me përmendjen e Allahut. Duke gatuar e duke thënë: Subhan’Allah! Duke gatuar e duke thënë: la ilahe il-lAllah. Duke gatuar e duke përmendur Allahun dhe në këtë ajo ka shpërblim të madh dhe përgatitja e ushqimit të mos bëhet shkas për largimin e saj nga adhurimi i Allahut –subhanehu– gjatë ditës së Ramazanit.

Sa mirë për atë grua muslimane që i shërben burrit të saj dhe njerëzve të shtëpisë së saj e cila e pret shpërblimin prej Allahut –azze ue xhel– pavarësisht kësaj nuk e neglizhon përmendjen e Allahut dhe angazhohet me atë që ka mundësi prej adhurimeve gjatë ditës së Ramazanit, atëherë ajo me të vërtetë ka arritur një fitore madhështore.

Artikulli paraprakGjykimi i bashkimit të katër rekatëve në namazin e taravive me një selam të vetëm? – Shejkh el-Al’lameh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz
Artikulli tjetërAgjerimi i atij që është me dializë… – Imam ibnu ‘Uthejmin

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu