“Qëllimi e arsyeton mjetin” – Shejkh el-Albani

Përktheu: Besim Gjelaj

0
579

Pyetje: Është pyetur shejkh Albani, Allahu e mëshiroftë, pyetja jonë e parë është kështu: A bën të arrijmë tek disa gjëra të dobishme (për ne) në qoftë së gjatë rrugës për të arritur tek to, ka devijim dhe harame?

Përgjigja: Jo, nuk lejohet. Sepse në Islam nuk ekziston kjo rregull e cila thotë: “Qëllimi e arsyeton mjetin”. Përkundrazi, Islami ka pohuar në shumë citate në librin e tij dhe në sunetin e Pejgamberit të tij ﷺ, atë që e ka caktuar Allahut nga rrizku për njeriun, së nuk i lejohet myslimanit të arrij tek ai përmes rrugëve të ndaluara (haram). Siç pohohet në hadithin e Hakimit dhe të tjerëve nga fjala e Pejgamberit ﷺ:

“Ajo që është tek Allahu, nuk arrihet me haram (përmes haramit).”

Rrizkun që e posedon Allahu, i cili nuk është sikur namaz apo diç e ngjashme me të nga farzet e detyruara për çdo individ, myslimani atë e kërkon për ta siguruar vetën nga zgjatja e dorës tek njerëzit. Sikur atij t’i mjaftonte rrizku halall dhe nuk nxiton pas rrizkut, nuk është mangësi, sepse kërkimi i rrizkut është ajo që e kemi përmendur: për ta siguruar vetën nga kërkimi (lypja) tek njerëzit.

Përderisa, ky rrizk nuk lejohet të arrihet përmes haramit bazuar në këtë hadith, e ai hadith është fjala e tij ﷺ:

“Ajo që është tek Allahu, nuk arrihet me haram (përmes haramit).”

Është më parësore, më parësore, më parësore, që kjo nuk lejohet për myslimanin, e as për myslimanët, e as për xhematet myslimanë, të cilat duanë t’i thërrasin njerëzit për të punuar me librin e Allahut dhe me sunnetin e të Dërguarit të Allahut ﷺ.

Është me së e udhës ndaj këtyre njerëzve që mos t’i bëjnë hallall disa harame, që më pas t’i realizojnë disa synime, sepse kjo është shpërdorim ndaj fjalës së Allahut të Lartësuar:

{Dhe kush i frikësohet Allahut, Ai i bën zgjidhje. Dhe e furnizon prej kah se kujton}1[Surah et-Talak (65): 2-3]

Kjo është në një aspekt. Kurse, në aspektin tjetër:

Ne dallojmë nga gjitha xhematët dhe nga gjitha grupet, sepse ne, s’jemi grup (hizb), nuk jemi bllok politik, por jemi myslimanë. Mundohemi të ecim në Islamin tonë në përputhshmëri me metodologjinë e të parëve tonë (selefit) –Allahu qoftë i kënaqur me ta–.

Çdo njeri prej nesh doemos e di së atyre (selefit)as edhe një ditë s’ju ka shkuar mëndja, e as që e kanë realizuar këtë gjatë jetës së tyre, duke i bërë hallall disa harame me qëllim për t’i realizuar disa nga synimet islamike, si ta bëjnë këtë?! Kurse ajeti i sipër përmendur thotë:

{Dhe kush i frikësohet Allahut, Ai i bën zgjidhje. Dhe e furnizon prej kah se kujton}2[Surah et-Talak (65): 2-3]

Gjuha e atij që thotë, që lejohet kryerja e disa gjërave të ndaluara për t’i realizuar disa synime sheriatike, të shprehurit e tij, kuptimin e ajetit e kundërshton.

Të shprehurit e tyre do të thotë: “Se kush i ka frikën Allahut në kohën e sodit, i praktikon dispozitat e sheriatit plotësisht, mirëpo thirrja e tij do të jetë e përkufizuar dhe nën presion! Andaj, patjetër duhet të tejkalohen disa gjëra, të cilat nuk i ka lejuar Pejgamberi ﷺ, me qëllim për ta zgjeruar hapësirën e thirrjes (davetit)!”

Unë them: Atje (në fushën e thirrjes) është një kërcenim që sinjalizon për një sherr të rrezikshëm, në qoftë së thirrësit e drejtë nuk e perceptojnë para zhvillimit (zanafillës) të gjendjes së tyre. Për shkak së ne, dëgjojmë kohë pas kohe që ata bëjnë shumë gjëra të ndaluara në rrugën siç e quajnë në përhapjen e thirrjes (daves).

BURIMI(Silsiletul-Huda uen-Nur, Nr. 401)
Artikulli paraprakPrej dobësisë në dije kapja pas tezkijes në prani të kritikës… – Shejkh Rabi’ bnu Hadij el-Medkhalij
Artikulli tjetërThirrja për tek Allahu nuk bëhet duke bërë harame dhe bidate në fe! – Shejkh Salih el-Feuzan

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu