Refuzim i fjalës së Sa’afikave shqipfolës! – Hoxhë Abdur-Rahman Mema

0
480

Hamdi dhe lavdërimi i qoftë Allahut. Ne i bëjmë hamd Atij dhe kërkojmë ndihmë dhe falje prej Tij. Ne kërkojmë strehim tek Allahu nga të këqijat e shpirtrave tanë dhe veprave të këqija. Atë që Allahu e udhëzon, askush s’mund ta devijojë, dhe atë që Allahu e devijon, askush nuk mund ta udhëzojë.

Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut, dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij. Salavatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi të, familjen e tij dhe shokët e tij.

Dhe më pas:

Me një përmbledhje të dobishme u themi sa’afikave, të cilët duan futjen e dyshimeve në lidhje me shfuqizimin që Gjykata e Apelit i bëri gjykimit të mëhershëm të lëshuar nga vetë ajo në adresë të shejkhut tonë, esh-shejkh Muhamed…. Se Gjykata e Krimeve nuk mundet të hapë një seancë të re pas gjykimit të Gjykatës së Apelit vetëm nëse Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar gjykimin e mëparshëm dhe kjo është ajo që është vepruar lidhur me këtë çështje. Takimi i lënë nga Gjykata e Krimeve është argument i shfuqizimit të vendimit dhe i pafajësisë së shejkhut tonë Muhamed ibnu Hadij, Allāhu e ruajtë atë nga kadhfi. Pas shfuqizimit ngritja e çështjes në gjykatë do jetë për zgjidhjen e konfliktit mes palëve e jo për meselenë e kadhfit dhe kjo është ajo që ka rëndësi në këtë çështje. Madje akuza mund t’i kthehet akuzuesit; sepse argumentet e shejkh Muhamedit, të cilat i ka paraqitur janë shumë të forta, gjë që u bënë shkak që Gjykata e Apelit të shfuqizonte vendimin e mëparshëm. Nëse Gjykata e Apelit e shfuqizon gjykimin nuk është e mundur që Gjykata e Krimeve t’i kthehet të njëjtit gjykim të shfuqizuar dhe nuk ka argument tjetër përveç atij që e ka shfuqizuar vendimin. Dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve, Ndihmuesit të njerëzve të sinqertë.

Kjo sa i takon fjalës së përhapur nga Abdul-İlah er-Rifa’ij. Atëherë le t’i kthehemi fjalës së sa’fukut shqipfolës:

Thotë sa’fuku shqipfolës: “Dje dhe sot njerëzit e fitnes dhe përçarjes…”

Komenti im në lidhje me fjalën e këtij sa’fuku është: “Ti dhe soji yt jeni më parësor për këtë përshkrim, ju nuk keni lënë dijetar dhe nxënës dije pa folur kundër tij, folët kundër shejkh ‘Abbadit, kundër djalit të tij, kundër shejkh Sulejman er-Ruhejlit, Abdur-Rahman Muhjid din, Muhamed el-Haxhirit, kundër Muhamed dhe Ahmed Bazmul, kundër Adil Mensur… lista është shumë e gjatë! Ishte pikërisht kjo gjë që e detyroi shejkh Muhamedin të paralajmërojë kundër jush.

Thotë sa’fuku për shejkh Muhamedin: “Është gjykuar si shpifës, gënjeshtar dhe fasik si dhe është dënuar me 80 goditje me shkop…!!!”

Komenti im rreth kësaj fjale:   “Po, kjo është e vërtetë që gjykata e ka lëshuar këtë vendim- dhe shkak për këtë vendim kanë qenë dëshmitarët e rreme- mirëpo pas kësaj shejkhu e ka apeluar vendimin dhe ja ku jemi sot ku Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar vendimin dhe e ka shpallur të pafajshëm shejkhun.

Thotë sa’fuku: “Le të sjellin fotografinë e gjykimit apo vendimit ku anulohet gjykimi paraprak!”

Komenti im: i përgjigjemi duke i thënë: “Na e sill edhe ti vendimin kundër shejkh Muhamedit, si dhe na sill argumentin që është dënuar me 80 goditje. Urrejtja juaj ndaj shejkh Muhamedit është aq e madhe saqë nuk doni t’a pranoni lajmin si të vërtetë dhe nuk arrini ta besoni këtë fakt, lajm i cili është muteuatir, që e transmetojnë atë një grup i madh njerëzish, prisni kur ta vulosë mexhlis esh-shura es-sir’rij.”

Thotë sa’fuku: “Bëmat e Muhammed bin Hadit janë të shumta dhe kundërshtimet që ia ka bërë menhexhit selefij janë të qarta”

Komenti im: “Cilat janë këto bëma të shumta dhe kundërshtime të qarta ndaj menhexhit, mos e ngatërron me veten?!”

Thotë sa’fuku: “Sulmet kriminale kundër dijetarëve dhe nxënësve të dijes, përçarja e selefive, gabimet në akideh…”

Komenti im është: “La haule ue la kuwete il-la bil-lah! A nuk ishte shejkh Muhamedi që të mbrojti ty ndaj akuzave në adresën tënde dhe ishte pikërisht shejkh Muhamedi ai që u mundua t’ju pajtojë, atëherë si e merr guximin ti të thuash për shejkhun që ka përçarë Selefitë?!!!

Atëherë le t’i ngremë disa pyetje këtij të mjeri: “Cilat janë këto sulme kriminele kundër dijetarëve…!? Dhe cilat janë këto gabime në akideh!?

Të gjitha këto vlejnë për ju, ju i keni sulmuar dijetarët, ashtu siç parapriu, si dhe gabimet në akideh i keni pikërisht ju, siç është:

1- “Peshorja është prej Cilësive të Allāhut!!!”

2- Ofendimi i Resulit -alejhis salātu ues selam- kur tha: “Nuk u tregua modest…!!!”

3- Sharja e sahabëve, kur tha: “Ata që dolën për të kërkuar gjakun e Uthmanit, nuk dolën për të kërkuar gjakun e tij por për të kërkuar fitne!!!”

Thotë sa’fuku: “Ka thënë imam Rabi për ta: më të këqinj sesa hadadijtë”

Komenti im është: “Le ta supozojme se është e vërtetë. Ka ndonjë argument për këtë fjalë se qënkan më të këqinj sesa hadadijtë?” Apo ti je mukalid i verbër i merr fjalët e dijetarëve pa argument, nëse je i tillë na e thuaj që të mos lodhemi më me ty dhe sojin tënd.

Dhe të këshilloj të mësosh shqip para se të marrësh mundimin për të shkruar në gjuhën shqipe. Dhe së fundi lus Allahun që t’i ruajë Selefitë nga sherri dhe kurthet tuaja.

Ue sal-lAllahu ala nebijjina Muhamed ue ala elihi ue sahbihi ue sel’lem

Artikulli paraprak[EMOCIONALE] Kulminacioni i huajsis! – Shejkh Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Artikulli tjetërDallimi mes Selefiut të dobët dhe zbutësit! – Shejkh el-al’lameh Rabi’ ibnu Hadij

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu