Renditja e ngjarjeve Ditën e Kijametit! – Shejkh Saalih eli Shejkh

Përktheu: ‘Abdur-Rahman Mema

0
333

Ajo që kanë vendosur hulumtuesit prej njerëzve të dijes është se renditja e ngjarjeve Ditën e Kijametit është si vijon:

  1. Kur të ringjallen njerëzit dhe të ngrihen prej varreve do të shkojnë në tokën e Mahsherit, pas kësaj do të qëndrojnë aty shumë gjatë, kalojnë një gjendje të vështirë, janë të etur dhe shumë të frikësuar, për shkak të qëndrimit të gjatë dhe bindjes së tyre për marrjen në llogari dhe nga ajo se çfarë do të bëjë Allahu –azze ue xhel-le– me ta.
  2. Kur zgjatet qëndrimi, Allahu –azze ue xhel-le– sjell për Profetin e Tij ﷺ Haudin ku do pijnë ujë, haudi i Profetit ﷺ do të jetë në vendqëndrimet e Kijametit, kur vështirësohet qëndrimi i tyre në pritje të Zotit të Botëve, ku një ditë është sa 50 mijë vite. Kush ka vdekur në sunnet, as nuk ka ndryshuar gjë, as nuk ka shpikur gjë dhe as nuk ka zëvendësuar gjë, i del para haudi dhe pi prej tij, siguria e parë për të është se ai pi prej haudit të Profetit tonë ﷺ, pas kësaj i jepet çdo profeti nga një haud dhe pinë prej tij njerëzit e devotshëm të ummetit të tij.
  3. Më pas njerëzit ngrihen dhe qëndrojnë gjatë në pritje, më pas do të jetë ndërmjetësimi i madh -ndërmjetësimi i Profetit ﷺ -që Allahu –azze ue xhel-le– t’jua përshpejtojë llogarinë krijesave, siç ka ardhur në hadithin e gjatë dhe të njohur: se ata i kërkojnë Ademit të ndërmjetësojë, pastaj Nuhut, pastaj Ibrahimit e deri në fund, shkojnë te Profeti ﷺ dhe i thonë: o Muhamed! Dhe i përshkruajnë atij gjendjen e tyre dhe i kërkojnë që të ndërmjetësojë për t’i nxjerrë njerëzit nga kjo vështirësi me përshpejtimin e llogarisë. Profeti ﷺ pas kërkesës së tyre: “ndërmjetëso për ne te Zoti yt” thotë: “Unë jam për këtë, unë jam për këtë”, ai shkon te Arshi, bie në sexhde dhe lavdëron Allahun –azze ue xhel-le– me lavdërime që Allahu –azze ue xhel-le– t’ia lejojë këtë gjë, më pas i thuhet: o Muhamed! Ngrije kokën, kërko dhe do të jepet, ndërmjetëso dhe do të lejohet ndërmjetësimi dhe ndërmjetësimi i tij më i madh do të jetë përshpejtimi i marrjes në llogari.
  4. Pas kësaj do të jetë paraqitja e veprave.
  5. Pas paraqitjes së veprave do të jetë marrja në llogari.
  6. Pas llogarisë së parë do të shpërndahen librat e veprave, llogaria e parë është për ekspozim; sepse do të ketë debate dhe justifikime, më pas do të shpërndahen librat, atyre të anës së djathtë do t’u jepen librat nga e djathta dhe atyre të anës së majtë do t’u jepen librat nga e majta dhe do të bëhet leximi i librit të gjithësecilit.
  7. Pas leximit të librit, gjithashtu do të ketë llogari për t’i prerë rrugën justifikimeve dhe për të ngritur argumentin me leximin e asaj që gjendet në libër.
  8. Pas kësaj do të jetë mizani (peshorja) ku do të peshohen ato gjëra që përmendëm.
  9. Pas peshores do të ndahen njerëzit në grupe dhe lloje, lloje me kuptimin ata që kanë të njëjtat vepra dhe do të ngrihen flamujt –flamujt e profetëve– flamuri i Muhamedit ﷺ, flamuri i Ibrahimit, flamuri u Musës etj…dhe do ndryshojnë njerëzit poshtë flumurit në varësi të llojeve të tyre, çdo lloj me llojin e tij. Zullumqarët dhe jobesimtarët gjithashtu: do të tubohen në lloje, d.m.th. ata që kanë punë të ngjashme, ashtu siç ka thënë Ai (kuptimi në shqip):

    ﴾Tubojini ata që bënë zullum, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan në vend të Allahut﴿1[es-Safat: 22-23]

    {Ezuaxh} d.m.th. llojet e tyre, të ngjashmit e tyre, do të tubohen dijetarët e idhujtarëve bashkë me dijetarët e idhujtarëve, do të tubohen zullumqarët me zullumqarët, do të tubohen ata që e kanë mohuar ringjalljen me ata që e kanë mohuar ringjalljen, e kështu me rradhë.

     

  10. Pas kësaj Allahu do ta errësojë vendin përpara Xhehenemit –Allahu na ruajttë– dhe njerëzit do ecin me atë që iu është dhënë prej dritës, do të ecë ky ummet dhe në mesin e tyre do të ketë hipokritë, pastaj kur të ecin me dritat e tyre do të vendoset muri i njohur:

    ﴾Atëherë një mur me një derë do të vendoset në mes tyre, brendia e tij është mëshirë, e ana e jashtme e tij është dënim. Hipokritët thërrasin besimtarët: a nuk kemi qenë me ju, ata i thonë: po.﴿2[El-Hadid: 13-14]

    Allahu –azze ue xhel-le– i jep dritë besimtarëve dhe shohin rrugën e drejtë. Ama hipokritët nuk u jepet dritë, por do jenë me jobesimtarët duke shkuar në Zjarr, do të ecin dhe para tyre është Xhehenemi –Allahu na ruajttë–.

  11. Pastaj do të vijë Profeti ﷺ i pari dhe do të jetë mbi sirat (urë) dhe i kërkon Allahut –azze ue xhel-le– për veten dhe për ummetin e tij dhe thotë: O Zoti im! Na shpëto! o Zoti im! Na shpëto! E kalon ﷺ dhe ummeti i tij urën, çdokush e kalon në varësi të punëve të tij, po ashtu do të ketë dritë në varësi të punëve të tij, e kalon urën ai që Allahu –azze ue xhel-le– e ka falur dhe bie në Zjarr prej kategorisë së atyre që e kanë veçuar Allahun në adhurim, ai që Allahu –azze ue xhel-le– dëshiron për ta ndëshkuar. Pasi mbarojnë dënimin në zjarr; ata mblidhen në vendqëndrimet e Xhennetit, d.m.th. në sheshet të cilat i ka përgatitur Allahu –azze ue xhel-le–, sepse njerëzit e besimit marrin të drejtat e tyre karshi njëri-tjetrit, hiqet zilia, derisa të futen në Xhennet pa pasur zili në zemrat e tyre.
  12. Të parët që futen në Xhennet pas Profetit ﷺ do jenë të varfërit e muhaxhirëve, pastaj të varfërit e ensarëve, pastaj të varfërit e ummetit. Të pasurit do të vonohen për shkak të llogarisë që është në mes tyre dhe krijesave, për t’i marrë në llogari në lidhje me këtë.
BURIMIشرح الطحاوية【ص ٥٤٢】
Artikulli paraprakÇelësi pa dhëmbë nuk hap dyer! – Shejkh Saalih el-Feuzan
Artikulli tjetërZbritja e ‘Isait عليه السلام! – Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu