Rregull i rëndësishëm në lidhje me Emrat dhe Cilësit e Allahut! – Shejkh ‘Uthejmin

0
224

Pyetje: A është e saktë të thuhet: Allahu është Dëgjuesi (që dëgjon çdo gjë) pa veshë dhe Shikuesi (që sheh çdo gjë) pa sy?

Përgjigje: Jo, sepse nuk lejohet mohimi i veshit për Allahun; për shkak të mundësisë së pasjes së veshit, ndërsa fjala e tij: Ai që shikon çdo gjë pa sy, kjo gjithashtu nuk është e saktë për dy arsye:

E para: sepse Allahu e ka pohuar për Veten e Tij se ka sy, e si mund ta mohojmë ne.
E dyta: edhe sikur Allahu të mos e pohonte që ka sy, ne nuk na lejohet ta mohojmë atë, në këtë çështje ka një rregull të rëndësishëm, i cili thotë:

“Çdo gjë që ka lidhje me Cilësitë e Allahut të Lartësuar, nuk lejohet ta pohojmë apo ta mohojmë atë cilësi, pa argument, vetëm nëse e dimë që nuk është i përshtatshëm për Madhërinë e Tij.”

Siç janë gjërat të cilat përmbajnë mangësi dhe të meta, si p.sh: nëse një njeri thotë: “A ka Allahu dhëmbë dhe dhëmballë?” Përgjigjemi: Jo, nuk ka dhëmbë dhe as dhëmballë; sepse për këto ka nevojë ai që do të përçap ushqimin gjatë ngrënies, ndërsa Allahu i Lartësuar nuk ha, ashtu siç e dimë, gjithashtu, Allahu i Lartësuar nuk ka stomak, as zorrë, ne këto i mohojmë, sepse për këto ka nevojë ai që kërkon të hajë, pastaj Allahu është Absoluti, disa dijetarë kanë thënë në komentimin e saj: “Samed” se Ai nuk ka bark, sepse Ai –subhanehu– nuk ka nevojë për ushqim, dhe mos mendoni se ne nuk mohojmë asgjë…, nëse pohimi i saj tregon mangësi ne e mohojmë, sepse mangësia dhe ajo që kërkon, e gjitha kjo mohohet për Allahun –azze ue xhel’le–.

BURIMI "شرح عقيدة أهل السنة والجماعة"
Artikulli paraprakCilësimi i fesë Islame me (feja e barazisë) është gabim! – Shejkh ‘Uthejmin
Artikulli tjetërA është shehid ai musliman që vdes nga djegia e zjarrit? – Shejkh ibn Salih el-‘Uthejmin

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu