Rreth Nesh

Kush jemi ne?

Webfaqja jonë është: https://esselefijjeh.com.

Besimi i Drejtë është një faqe që për hir të Allahut dëshiron t’i ofrojë ndihmë komunitetit musliman duke ua mësuar dhe transmetuar Besimin e Drejtë atyre, besim ky që u transmetohet nga burime të besueshme, duke ndjekur shembullin e Profetit tonë ﷺ dhe shokëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta).

Cili është qëllimi ynë?

Qëllimi ynë kryesor është që me çdo vepër që bëjmë të fitojmë kënaqësinë e Allahut. Allahu e do të mirën dhe ne duam t’a organizojmë të mirën për hir të Allahut. Shpresojmë t’a arrijmë këtë duke organizuar veprimtari edukative për komunitetin musliman. Gjithashtu qëllimi ynë është që ne të jemi një pikë reference ku njerëzit në nevojë mund të drejtohen për problemet e tyre. Të jemi një organizatë që ia lehtëson ndërmjetësimin e diturisë së dobishme muslimanëve. Një vend për të rinjtë dhe të moshuarit. Një fondacion që jep një kontribut pozitiv në shoqëri.