Salatul-Gaib… – Shejkh Nasiruddin el-Albani

0
239

Dhe ti (lexues) ja ku e ke fjalën përfundimtarë nga fjala e Ibn Kajimit (Allahu e mëshiroftë) në lidhje me këtë çështje, në Zadul-Meaad (1/205) ka thënë:

“Nuk ka qenë nga udhëzimi dhe suneti i tij ﷺ falja e namazit të xhenazes ndaj çdo të vdekuri që nuk është i pranishëm (salatul–gaib). Veç se kanë vdekur shumë njerëz nga muslimanët duke mos qenë të pranishëm dhe nuk ua ka falë namazin e xhenazes. Ndonëse është vërtetuar se ia ka falë namazin e xhenaze Nexhashiut dhe për këtë kanë ra në mospajtim duke u nda në tri mendime:

1- Kjo është legjitime dhe sunet për umetin që t’ia falin namazin e xhenazes çdo kujt që vdes dhe nuk është i pranishëm , ky është mendimi i Shafiut dhe Ahmedit;

2- Ebu Hanifja dhe Maliki kanë thënë: Kjo është e veçantë për Pejgamberin ﷺ dhe nuk lejohet për askënd tjetër;

3- Shejkhul-Islam, Ibën Tejmije, ka thënë: “Mendimi i saktë është se kur vdes dikush në një vend që nuk ia falin namazin e xhenazes, atij i falët namazi i xhenazes, ashtu siç ia ka falë Pejgamberi ﷺ Nexhashiut sepse ai ka vdeke në mesin e jo besimtarëve dhe nuk ia ka fal askush namazin. Në qoftë së ia falin namazin e xhenazes në atë vend që ka vdekke, atëherë nuk i falet namazi në ndonjë vend tjetër, sepse obligimi (farzi) është ra që kur muslimanët ia kanë falë namazin. Pejgamberi ﷺ ia ka falë namazin atij që s’ka qenë i pranishëm ndonjëherë dhe ndonjëherë nuk ia ka falë, e veprimi dhe lenia e veprimit nga ai ﷺ janë sunnet, varësisht prej gjendjes, Allahu e di më se miri. Tri mendimet janë nga medh’hebi i Ahmedit, e më e sakta prej tyre është ky sqarim”.

Shejkh el–Albani ka thënë: Disa studiues nga Shafiitë e kanë ndjekur këtë mëndim, Hatabij kë thënë në Mealim esSunen, tekstualisht kështu ka thënë:

Them: Nexhashiu ishte njeri musliman, kishte besuar në të Dërguarin e Allahun ﷺ dhe e kishte pohuar pejgamberinë e tij, porse e fshihte besimin e tij (nga frika). E muslimani kur të vdes, muslimanët tjerë e kanë obligim t’ia falin namazin e xhenazes, kurse Nexhashiu kishte ndërruar jetë në mesin e jo besimtarëve dhe nuk ishte askush që mund ta përmbush obligimin ndaj tij duke ia falë namazin e xhenazes, atëherë Pejgamberi ﷺ u detyrua t’ia falë namazin, sepse ai ka qenë Pejgamberi dhe prijësi i tij, si dhe ka qenë më meritori ndaj tij. Pra, ky –dhe Allahu e di me se miri– ka qenë shkaku pse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka ftuar të tjerët t’ia falin namazin e xhenazes (salatul–gaib).

Bazuar në këtë, në qoftë së një musliman vdes në një vend prej vendeve dhe është përmbushur detyrimi ndaj tij duke ia falë namazin e xhenazes, atëherë dikush tjetër në një vend tjetër nuk ia fal namazin. E nëse dihet së nuk ia kanë falë namazin për shkak të ndonjë pengesë apo justifikimi sheriatik, është sunet t’i falet namazi dhe mos ta anashkalojnë faljen e namazit për shkak të distancës së largët.

Në qoftë së ja falin namazin, drejtohen kah kibla dhe nuk drejtohen nga vendi ku ka vdekur personi përkatës nëse ai vend nuk është në drejtim të kibles.

BURIMIAh’kamul-Xhenaiz f. 118-119
Artikulli paraprakGrupi i shpëtuar dhe cilësit e tij… – Shejkh ibn Salih el-‘Uthejmin
Artikulli tjetërÇfarë është për qëllim me fjalën “selefi”? – Shejkh Salih el-Feuzan

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu