Ai që e mban atë dhe e merr atë me vete në makinë, një njeri i tillë ka gabuar dhe është në rrezik nga pisllëku i tij dhe është në rrezik nga heqja e shpërblimit, të cilën e bëri të qartë Profeti ﷺ: se ai i heq çdo ditë prej shpërblimit të tij dy kirate, kështu që nuk duhet në asnjë rast që të mbahet përveç këtyre tre rasteve, për dobitë të cilat i sqaroi Profeti –alejhis salatu ues selam–.
Larja e tij nuk e pastron atë edhe nëse e lan çdo ditë ai nuk pastrohet, ai është i pistë, vetë qeni është i pistë, kjo është sikur të lajë derrin ai nuk pastrohet, derri nuk pastrohet, po ashtu qeni nuk pastrohet me larje ai i pistë është edhe nëse e lan me sapun çdo ditë ai është i pistë, nëse ai e lëpin enën bie detyrë që ena të lahet 7 herë njëra prej tyre me dhe, ashtu siç ka thënë Profeti ﷺ:
“Nëse qeni lëpin në enën e dikujt prej jush le ta lajë atë 7 herë herën e parë me dhe.”
Qëllimi është se qeni është i pistë, prandaj Profeti –alejhis salatu ues selam– tha:
“Ena e dikujt prej jush pastrohet nëse e lëpin (e fut gjuhën) qeni duke e larë atë 7 herë dhe herën e parë me dhe.”
Kjo tregon se ai është i pistë dhe se ky ujë nëse e lan 7 herë e pastron enën.
Po ashtu ata që argumentohen me qenin e banorëve të shpellës, kjo nuk tregon për lejimin e mbajtjes së qenit, ndoshta ata e kanë mbajtur për gjah, bënin gjueti me të dhe ushqenin veten, nuk ka gjë në këtë nëse e kanë mbajtur qenin, edukuar dhe mësuar që të dilnin për gjah me të, të ruanin të mbjellat apo bagëtitë, nuk ka gjë në këtë ashtu siç parapariu.
Nuk lejohet që ta interpretojmë atë se ata e mbanin atë për qejf apo për nevoja të tjera, ajo nuk interpretohet vetëm se me një interpretim të mirë, pasi ata ishin njerëz të hajrit, qëndrueshmërisë dhe njerëz të devotshëm.
Pastaj ky është sheriat i atyre që kanë qenë përpara nesh nuk është sheriati ynë, ata kanë qenë përpara nesh, përpara dërgimit të Profetit ﷺ, nëse Profeti ﷺ do ta kishte ndaluar mbajten e qenëve, qeni i tyre nuk do të ishte sheriat për ne, përderisa sheriati ynë e ka lejuar qenin për të ruajtur bagëtinë, për gjueti dhe për të ruajtur të mbjellat, atëherë e konsiderojmë qenin e tyre që të ketë qenë për një nga këto lloje dhe Allahu është Poseduesi i suksesit.