O robër të Allahut, edhe nëse ka përfunduar muaji i Ramazanit, e drejta e Allahut nuk përfundon vetëm se me vdekjen.
﴾Adhuroje Zotin tënd derisa të të vij vdekja﴿1[El Hixhr (15):99]
Allahu është Zoti i Ramazanit, Zoti i Sheualit dhe Zoti i të gjithë muajve të vitit, frikësojuni Allahut në çdo muaj, ruajeni fenë tuaj në të gjithë jetën tuaj, vërtet kapitali juaj është tek Allahu -Subhanehu ue Te’ala- dhe ai është shpëtimi juaj prej Zjarrit, ruajeni fenë tuaj dhe kapuni pas saj në çdo muaj dhe në çdo kohë.
Vërtet muaji i Ramazanit pasohet me falenderim, me kërkim falje dhe gëzim për mirësinë e Allahut ndaj nesh që na mundësoi të agjerojmë dhe të qëndrojmë në falje, ne gëzohemi me këtë mirësi dhe nuk gëzohemi me mbarimin e muajit, ne vërtet gëzohemi se e përfunduam atë duke adhuruar Allahun për këtë gëzohemi.
﴾Thuaj: Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata﴿2[Junus (10):58]
Kini kujdes nga dëfrimi dhe loja e tepërt, nga neglizhenca dhe nga mosbindja ndaj Allahut; sepse shejtani është i kujdesshëm që t’ua bëjë të kota punët tuaja dhe të fshijë çdo gjë që keni vepruar prej hajrit dhe i joshë disa njerëz që me përfundimin e Ramazanit njeriu është lirë sikur të ketë dalë nga burgu, i futet dëfrimit dhe lojës, neglizhencës, humbjes së namazit e gjëra të tjera prej gjërave të këqija, kështu që mos i anuloni ato që keni punuar.
﴾Mos u bëni si ajo gruaja që e shprish dhe e bën fije-fije atë që ka tjerrë fort﴿3[En-Nahl (16):92]
Frikësojuni Allahut o robër të Allahut, ruajeni atë që keni punuar prej punëve të mira dhe pendohuni tek Allahu nga të metat dhe gabimet, me të vërtetë Allahu ia pranon pendimin atij që pendohet.