Si falet namazi i Bajrameve? – Shejkh el-Al’lameh Muhamed bnu Salih el-‘Uthejmin

0
205

Ka thënë Shejkh el-Al’lameh Muhamed bnu Salih el-‘Uthejmin (Allahu e mëshirofttë):

Mënyra e fjalës së dy Bajrameve është që të prezantojë Imami dhe t’u prijë njerëzve në dy rekate, jep tekbir në rekatin e parë, tekbirin e ihramit, pas tij jep 7 tekbire, më pas lexon Fatihanë dhe pas saj Suren Kaf. Në rekatin e dytë çohet duke dhënë tekbir pasi është ngritur në këmbë jep tekbir 5 herë, lexon Suren Fatiha, pas saj Suren Kamer, këto dy sure lexonte Pejgamberi -sal’lAllahu alejhi ue sel’lem- në dy namazet e Bajramit.

Nëse dëshiron lexon në rekatin e parë Suren el-E’ala dhe në rekatin e dytë Suren el-Gashijeh.

Dije se Xhumaja dhe dy namazet e Bajramit bashkohen në dy sure dhe ndahen në dy sure, sa i përket dy sureve ku ato bashkohen në të janë: Surja el-E’ala dhe el-Gashijeh.

Dhe dy Suren në të cilat ndahen janë në dy namazet e Bajramit: surja Kaf dhe Kamer dhe në namazin e Xhumasë: surja el-Xhumu’a dhe el-Munafikunë.

Duhet që Imami t’a ringjallë sunnetin me leximin e këtyre sureve në mënyrë që ta mësojnë muslimanët dhe të mos e refuzojnë kur ndodh, dhe pas kësaj ai mban khutben, duhet që një pjesë të khutbes t’ua drejtojë grave, t’i urdhërojë ato që zbatojnë ato gjëra për të cilat janë urdhëruar, dhe t’i ndalojë nga ato për të cilat ato janë ndaluar, ashtu siç ka bërë Pejgamberi -sal’lAllahu alejhi ue sel’lem-.1[مجموع فتاوى ورسائل الشيخ محمد صالح العثيمين – المجلد السادس عشر – كتاب صلاة العيدين. ]

Artikulli paraprakBesimtari e ka obligim vrojtimin e hënës dhe jo kalendarin! – Dijetarët e “Lexhnes”
Artikulli tjetërPërballja me sprovat… – Shejkh Ibn Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu