Pyetja: Shpresojmë prej teje që të na flasësh për detyrimet midis bashkshortëve, detyrimin që ka çdo kush ndaj tjetrit?
Përgjigja: Kjo është shumë e rëndësishme. Detyrimet midis dy bashkshortëve janë shumë të rëndësishme, sepse për shkak të neglizhencës së tyre ndodh ndarja dhe shkurorëzimi.
Është detyrë për bashkshortin që t’i friksohet Allahut dhe të jetojë me bashkshorten e tij me të mirë, dhe t’i japë asaj hakun e saj si: shpenzimit për të dhe të tjera bashkë me moralin e mirë dhe jetesën e mirë, dhe fjalën e mirë. Nuk duhet të jetë i ashpër dhe i vrazhdë.
Ka thënë Allahu i Lartësuar:
{Dhe silluni mirë me to.}1[Surah en-Nisa (4): 19][/mfn]
Dhe ka thënë –Subhanehu–:
{Ato kanë aq të drejta sa kanë dhe detyra.}2[Surah el-Bekare (2):228]
Dhe Profeti ﷺ ka thënë:
“Më i miri prej jush është ai që është më i mirë me familjen e tij, dhe unë jam më i miri prej jush me familjen time;” dhe ka thënë:
“Më të mirët prej jush janë ata që janë më të mirë me gratë e tyre.”
Duhet që besimtari të jetë me moral të mirë me familjen e tij, me fjalë të mira, të mos jet i ashpër dhe i vrazhdë, dhe as i zymtë, as me fjalë të kqija dhe as me sjellje të keqe, dhe pastaj ai duhet t’i kryej detyrimet e zakonshme ndaj saj, në veshje e të tjera.
Dhe ajo gjithashtu duhet t’i friksohet Allahut, dhe të ketë fjalë të mira, sjellje të mirë, t’i përgjigjet nëse e thërret në shtrat, ta dëgjojë dhe t’i bindet në urdhërat dhe ndalesat të cilat nuk kanë kërcënim sheriatik. (Gruaja) duhet të jetë me moral të mirë me burrin e saj, me babain e tij (burrit) dhe me njerëzit e shtëpisë.
Kështu është gruaja e mirë, përpiqet që të ketë fjalë të mira, moral të mirë, mënyrë jetese të mirë me burrin e saj dhe me me familjen e burrit, dhe kështu forcohen mardhënjet midis tyre. Mirëpo nëse e neglizhon këtë dhe atë, atëherë ndarja patjetër që më të shumtën e rasteve ndodh!
E lusim Allahun që të na jap udhëzim të gjithëve.