Ka thënë Allahu i Lartësuar:
﴾Durimtarët, të sinqertit, adhuruesit e Allahut me përkushtim, dhënësit e Zekatit dhe kërkuesit e faljes në orët e fundit të natës﴿1[El Imran (3):17]
Ka thënë hafizi ibnu Kethir –Allahu e mëshiroftë– në komentimin e këtij ajeti: Kjo tregon për vlerën e kërkimit të faljes në kohën syfyrit.
Është thënë se Ja’kubi –alejhis selam– kur i tha bijve të tij:
﴾Do t’i kërkojë Zotit tim t’ju falë﴿2[Jusuf (12): 98]
Se ai i vonoi ata deri në kohën e syfyrit. Është vërtetuar në dy Sahihet dhe jo vetëm prej një grupi prej sahabëve, se i Dërguari i Allahut ka thënë:
Allahu –tebareke ue te’ala– zbret çdo natë në qiellin e dynjasë kur mbetet një e treta e fundit të natës dhe thotë: ‘A ka ndonjë që kërkon që t’ja japë atë? A ka ndonjë lutës që t’i përgjigjem? A ka ndonjë kërkues falje që ta fal atë?’
Në dy sahihet nga Aishja –Allahu qoftë i Kënaqur prej saj– se ka thënë:
Çdo natë i Dërguari i Allahut e falte vitrin herë në fillim, herë në mes të saj dhe herë të tjera në fund të saj dhe përfundoi vitri në syfyr (në fundin e natës).
‘Abdullah ibu ‘Umer falej gjatë natës, pastaj thoshte: o Nafi’, a ka afruar koha e syfyrit? Nëse i thoshte: “Po, i përkushtohej duasë dhe kërkimit të faljes derisa të agonte.”3[Transmetoi ibnu Ebij Hatim]
Ka thënë ibnu Xherir –Allahu e mëshiroftë–:
Na ka treguar ibnu Ueki’u, se ka thënë: na ka treguar babai nga Hurejth ibnu ebij Matar nga Ibrahim ibnu Hatib dhe ky nga babai i tij se ka thënë:
Dëgjova një burrë në një cep të xhamisë duke thënë: “O Zot im, më urdhërove dhe unë t’u binda dhe kjo është koha e syfyrit, ndaj më fal mua” Vura re se ishte ibnu Mes’udi –Allahu qoftë i Kënaqur prej tij.
Ka transmetuar ibnu Merduejh nga Enes ibnu Malik –Allahu qoftë i Kënaqur prej tij– se ka thënë:
“Jemi urdhëruar që kur të falemi gjatë natës të kërkojmë falje në fund të syfyrit 70 herë.”