Pyetja: I nderuari shejh, Allahu iu dhashtë sukses, a lejohet bërja e bidateve për shkak të dobisë së davetit?
Përgjigja: Allahu na ruajttë, mjerë për ty, mos bëj zina duke menduar së po bën sevap, mos sjell bidate dhe pastaj të thuash: “Unë po thërras për tek Allahu, bidatet janë haram.”
Gjithashtu ka thënë shejkh Feuzani –Allahu e ruajttë– gjatë refuzimit kundër atyre që e kanë lejuar shfaqjen e grave nëpër kanale televizive: E pesta: Autorin –Allahu e udhëzoftë– kur ka nxitur që gruaja të shfaqet nëpër kanalet satelitore me fytyrë të zbuluar kinse për të marr pjesë në thirrjen për tek Allahut, ne i themi atij: “Thirrja për tek Allahu nuk e lejon kryerjen e gjërave të ndaluara.”
Gruaja nëse del në kanalet satelitore me fytyrë të zbuluar, veç së i ka kryer dy veprime të ndaluara:
E para: zbulimi i fytyrës;
E dyta: shkakton fitne me zërin e saj, i cili e josh atë që në zemrën e tij ka sëmundje.
Kurse, dihet farë mirë së pengimi i të keqes është para sjelljes së të mirës dhe mbyllja e derës se të këqijave është e njohur!