Ka thënë el-al’lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshirofttë-:
Kjo natë, natë e së dielës është fillimi i dhjetëditëshit të mesëm të Ramazanit, lusim Allahun e Lartësuar që të na i përmirësojë neve dhe juve të fillimit dhe të fundit.
Në këtë natë dëshiroj që të përkujtoj veten time dhe juve për shfrytëzimin e kohës përpara se ikë, vërtet ditët kalojnë me shpejtësi, sidomos në këtë kohën tonë. Me të vërtetë njeriu kur është në ditën e Xhuma dhe befas e gjen veten në Xhumanë tjetër, sikur të ishte mes tyre vetëm një ditë.
Ky është kuptimi i fjalës së Profetit –sal-lAllahu alejhi ue ala Elihi ue sel’lem–:
“Nuk do të bëhet Kijameti derisa të afrohet koha me njëra-tjetrën.”
Fjala e tij:
“Derisa të afrohet koha me njëra-tjetrën.”
Kanë thënë disa dijetarë: kuptimi i saj është se qytetet po rriten dhe distanca që 10 ditë në mes dy qyteteve kur ato zmadhohen bëhet me pak se aq dhe koha afrohet me njëra-tjetrën.
Mirëpo ajo që duket është: se ajo shpjegohet me atë që ne përjetojmë sot. Koha është shumë afër me njëra-tjetrën, provoje vetë, muaji i Ramazanit vitin e kaluar është sikur të ketë kaluar vetëm Shab’ani.
Kjo është ajo që gjej në veten time, nuk e di a e gjeni edhe ju në veten tuaj apo jo? E gjeni? E gjeni edhe ju këtë!!! Sikur të ketë hyrë muaji i Ramazanit këtë vit natën e kaluar dhe tani është kryer një e treta dhe një e treta është shumë. Lusim Allahun e Lartësuar që ta na e falë atë që ka kaluar dhe të na ndihmojë në vepra të mira në atë që ka mbetur.
Dhjetë ditët e mesit janë më të mira sesa dhjetë ditët e para, teksa dhjetë ditët e fundit janë më të mira sesa dhjetë ditët e mesit. Gjithashtu ju gjeni se në përgjithësi fundi i kohëve me vlerë është më i mirë sesa fillimi i tyre. Ditën e Xhumasë, koha e ikindisë është më e mirë sesa ajo përpara saj. Ditën e Arafatit, koha e ikindisë është më e mirë sesa ajo përpara saj.
Urtësia në këtë është dhe Allahu e di më së miri: se njerëzit kur fillojnë punën, lodhen dhe mërziten, ndaj janë nxitur për mirësinë e fundit të kohëve dhe jo për fillimin e tyre, në mënyrë që të fuqizohen dhe të punojnë vepra të mira.