Vëllai im Sunnij njihi khauarixhët derisa të mos bëhesh prej tyre! – el-‘Alameh Salih ibnu Feuzan el-Feuzan

Përktheu: ‘Abdur-Rahman Mema

0
1332

 

Pyetja: A është rebelimi ndaj prijësve vetëm me shpatë apo hyn tek kjo edhe sharja e tyre dhe nxitja e njerëzve kundër tyre si dhe dalja në demonstrata kundër tyre?

Përgjigje: Jua thamë këtë juve, thamë: “Rebelimi ndaj prijësve është me shpatë”;– dhe ky është rebelimi më i ashpër dhe “Rebelimi me fjalë”;- me sharjen e tyre, ofendimin e tyre dhe foljen kundër tyre nëpër ulje dhe minbere, kjo i acaron njerëzit dhe i nxit për rrebelim kundër prijësit dhe jua ul vlerat atyre në sytë e tyre, kështu që edhe fjala është rebelim.


Në kohën tonë, ndoshta atë që mendon se duhet t’i bindesh prijësve në atë që nuk është mëkat e quajnë agjent apo sahanlëpirës apo neglizhent.

I sheh ata të flasin keq për prijësin e tyre dhe i nxjerrin në pah të metat e tij nga lart minbereve dhe në tubimet e tyre, kurse Pejgamberi ﷺ thotë:

 “Kush dëshiron ta këshillojë prijësin për një çështje, nuk e manifeston atë publikisht, porse e merr atë për dore dhe veçohet me të, nëse e pranon prej tij, atëherë në rregull, ose përndryshe e ka bërë atë që kishte detyrë.”  

E transmetoi Ahmedi (3/404) prej hadithit të Ijjad ibnu Ganem –Allahu qoftë i Kënaqur prej tij–, e ka transmetuar gjithashtu ibnu Ebi ‘Asim në “es-Sunneh” (2/522). Apo kur prijësi e sheh të arsyeshme ndalimin e ndonjërit prej tyre nga fjalimi në tubimet e përgjithshme, ata mblidhen dhe ngrihen në demonstrata, duke menduar –nga injoranca e tyre

Vëllai im Sunnij njihi khauarixhët derisa të mos bëhesh prej tyre! – Alameh Salih ibnu Feuzan el-Feuzan
Sipër: Sejjid Kutb, Bin Laden, Anwar al-Awlaki, Sulayman el-Alwan, Khalid Rashid. Poshtë: Walid As-Sinani, Abdurrahim (Genc) Balla, Armand Ali, Zekirja Qazimi, Qëndrim Jashari.

se ndalimi i ndonjërit prej tyre apo burgosja e tij bën të lejuar rebelimin, a nuk e kanë dëgjuar ata fjalën e Pejgamberit ﷺ në hadithin Áuf ibnu Malik el-Eshxhaíj –Allahu qoftë i Kënaqur prej tij– tek Muslimi (1855):

“Jo! Përderisa e falin namazin në mesin tuaj.” 

Dhe në hadithin e ‘Ubadeh ibnus Samit –Allahu qoftë i Kënaqur prej tij– në dy “Sahihët”:

“Vetëm nëse shihni mosbesim të qartë dhe të keni në lidhje me të argument prej Allāhut.” 


Dhe kjo ishte kur sahabët e pyetën dhe i kërkuan leje atij për të luftuar prijësit zullumqarë.

A nuk e dinë ata se sa qëndroi el-imam Ahmed në burg dhe ku vdiq shejkhu i Islamit ibnu Tejmijeh?! A nuk u burgos imam Ahmedi disa vite dhe u godit me kamxhik për fjalën se “Kur’ani është i krijuar”, përse ai nuk i urdhëroi njerëzit për t’u rebeluar ndaj udhëheqësit?!  

A nuk e dinë ata se Shejkhu i Islamit qëndroi në burg për më shumë se dy vite dhe vdiq në të, përse ai nuk i urdhëroi njerëzit për rebelim ndaj prijësit, edhe pse ata ishin në vlera dhe dije në shkallën më të lartë, e si është puna me të tjerët?!  

Me të vërtetë këto ide dhe veprime nuk na kanë ardhur veçse kur të rinjtë filluan të marrin dijen nga filan mendimtar bashkëkohor, nga filan poet dhe nga filan shkrimtar islamik dhe i lanë njerëzit e dijes dhe hodhën pas krahëve librat e të parëve të tyre dhe nuk ka forcë dhe fuqi pa Ndihmën e Allahut.

Artikulli paraprakVerifikimi i lajmeve përpara se t’i përhapësh ato! – Shejkh el-‘Alameh Sulejman er-Ruhejli
Artikulli tjetërKushtet e ngritjes së argumentit në lidhje me tekfirin… – el-’Al-lameh ibnu ‘Uthejmin

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu