Ne në këtë kohë nuk e di se ç’na ka gjetur?!
Dikush prej nesh është bërë vërtet i nxituar, nxitohet shumë në sherr, mirëpo në hajër e gjen atë përtac, ue la haule ue la kuvete il’la bil’lah!
Dikush prej nesh sa ta dëgjojë një fjalë e përhap atë në këto aparate dhe ajo arrin në çdo cep të botës, pa treguar kujdes, pa e vërtetuar, pa e medituar dhe pa e parë këtë çështje nga ana e fik’hut në këtë kapitull.
O vëllezër, duhet treguar kujdes, mosngutje dhe verifikim se e mira nuk është bërë dhe e keqja tashmë është bërë, disa njerëz vijnë dëgjojnë që filani ka bërë një të keqe, vjen duke e sulmuar atë, përse bërë kështu?! Ti bërë kështu! Nuk e vërteton a e ka bërë apo nuk e ka bërë!
Shikoni o vëllezër, hyri një burrë ditën e Xhuma’ dhe u ul ndërsa Pejgamberi ﷺ po mbante khutbe dhe xhamia nuk ishte e madhe, hyri dhe u ul, çfarë bëri Pejgamberi ﷺ?
Nuk i tha atij ngrihu dhe falu, por ai ﷺ i tha: “A u fale? A u fale?” Ai ﷺ u sigurua, a e la ky burrë namazin -kam për qëllim ‘tehijetul mesxhid’– apo nuk e la atë, kur ai -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- tha: jo, i tha: “Ngrihu dhe fal dy rekate.”
Kështu duhet të sillet ai që urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja, të sigurohet dhe të tregohet i kujdesshëm, të jetë e ngritur mbi një bazë madhështore o vëllezër dhe kjo është se origjina tek muslimani është drejtësia, se origjina tek muslimani është hajri, derisa të vërtetohet e kundërta, kam për qëllim nga ana e veprës, kështu që kjo çështje, është çështje e madhe duhet që ne ta kuptojmë atë.
Disa njerëz dëgjojnë nga vëllai i tyre një fjalë, nuk mediton rreth saj as nuk e vërteton, e dërgon atë dhe qarkullon në të gjithë botën, pastaj merr vesh që nuk është e vërtetë, ai mund të shkruajë se ajo nuk është e vërtetë, mirëpo disa njerëzve mund t’u arrijë lajmi i pavërtetë por nuk u arrin përgënjeshtrimi.
Të parët tanë të devotshëm o vëllezër, kujdeseshin për fjalët dhe për verifikimin e gjërave, saqë përmendet nga imam Maliku –Allahu e mëshiroftë– se kur haxhinjtë vinin si vizitorë në Medine ai ndalonte nga të folurit, u pyet për këtë dhe tha:
“Më vjen banori i Shamit nga Shami i tij, jemeni nga Jemeni i tij dhe irakeni nga Iraku i tij, ndoshta unë mund të them një fjalë e më pas të më duket se diçka nuk shkon në atë fjalë, ku t’i gjejë unë pastaj ata?”
Për këtë arsye o vëllezër, o ti që urdhëron për të mirë dhe ti që ndalon nga e keqja duhet që t’i verifikosh gjërat në lidhje me këtë çështje të rëndësishme!