Bismilahir Rahmanir Rahim
Lavdërimi i takon Allahut, Lëvdata dhe Shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen, shokët e tij dhe mbi atë që e ndjek rrugën e tij dhe më pas:
U pyeta si të kundërpërgjigjemi ndaj atij që thotë: Një dijetar e diskrediton një shejkh të caktuar me fjalën gënjeshtar ose fitnexhi dhe se kjo konsiderohet “xherh mufeser”1[Kritika e detajuar] dhe i jepet përparësi ndaj “te’adilit”2[te’adil= Lavdërim] në mënyrë absolute?
Përgjigjem duke thënë: Jo, kjo nuk është në mënyrë absolute. Dhe refuzimi ndaj kësaj është në disa këndvështrime:
I pari: ‘xherhu’ që i jepet përparësi ndaj te’adilit ka si kusht që të jetë vërtetuar ndaj atij që i është bërë xherh, nëse nuk është vërtetuar ndaj tij, atëherë ai nuk ka asnjë vlerë.
I dyti: fjala fitnexhi hamendëson kuptime të ndryshme, mundet të mos bëhet xherh me fjalë të tilla dhe nuk është ‘mufeser’.
I treti: nëse exh-xherhu el-mufeser e refuzon dhe e mohon një dijetar që i merret fjala për bazë dhe e bën të qartë se xherhu nuk ka vlerë, atëherë në këtë rast nuk i jepet përparësi xherhut mufeser.
I katërti: Nëse xherhu mufeser bëhet ndaj disa personave selefij, patjetër që duhet të shfaqet tek ata armiqësia dhe këmbëngulja e tyre në të kotën.
Ama xherhu ndaj selefiut vetëm se gaboi, duke mos këmbëngulur në të kotën apo në armiqësi apo duke mos shfaqur tallje ndaj të vërtetës, në këtë rast ky është menhexh hadadish, i padrejtë dhe zullmqar.