Xhinni, hyrja e tij tek trupi i njeriut… – Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibnu Baz

0
276

Lavdërimi i takon Allahut, salati dhe selami qoftë mbi të dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe atë që udhëzohet me udhëzimin e tij.

Dhe më pas: disa gazeta lokale dhe jo vetëm kanë përhapur në muajin Sha’ban të këtij viti –kam për qëllim vitin 1407 h– rrëfime të shkurtra dhe të gjata rreth asaj që ndodhi në Rijad ku një xhinn kishte hyrë në trupin e një muslimaneje dhe se ai kishte pranuar Islamin tek unë, pasi e kishte pranuar te vëllai ‘Abdullah ibnu Mushrif el-Amrij, banues në Rijad dhe kjo pasi i lartpërmenduri i kishte lexuar Kur’an të sëmurës dhe i ishte drejtuar xhinnit duke i kujtuar atij Allahun, e këshilloi dhe i tregoi atij (xhinnit) se zullumi është i ndaluar dhe gjynah i madh dhe e ftoi atë në Islam, kur ai xhini i tregoi atij se ishte jo-besimtar budist, ai i bëri thirrje atij që të dalë prej saj, xhini e pranoi thirrjen për të dalë dhe deklaroi Islamin tek Abdullahi i lartpërmendur.

Më pas ‘Abdullahi i lartpërmendur dhe kujdestarët e gruas kishin dëshirë që të vinin tek unë bashkë me gruan me qëllim që unë të dëgjoja deklaratën e Islamit të xhinnit, kështu që ata erdhën tek unë, e pyeta atë rreth arsyeve të futjes në trupin e saj, më tregoi për arsyet dhe ai fliste me gjuhën e gruas, mirëpo ishte zë burri e jo zë gruaje dhe ajo ishte në karrigen pranë meje, vëllait të saj, motrës së saj dhe ‘Abdullah ibnu Mushrif dhe disa meshajikh e ishin të pranishëm dhe e dëgjuan fjalën e xhinnit.

Ai deklaroi Islamin e tij hapur dhe tha se ishte indian me fe budiste, e këshillova atë që t’i frikësohet Allahut dhe të dalë nga kjo grua dhe të largohet nga zullumi ndaj saj dhe ai m’u përgjigj për këtë duke thënë: “Unë jam i kënaqur me Islamin.”

E këshillova atë që ta ftojë popullin e tij në Islam, pasi Allahu e kishte udhëzuar, ai premtoi se do të bënte mirë dhe doli nga trupi i gruas dhe fjalët e fundit të tij ishin: “Es-selamu alejkum.”

Më pas gruaja foli me gjuhën e saj normale dhe ndihej e shëruar dhe rehat pas lodhjes që ai i shkaktonte, më pas ajo u kthye tek unë pas një muaji apo më shumë me vëllezërit e saj, dajën dhe motrën e saj dhe më tregoi se ajo ishte mirë dhe shëndosh dhe se ai nuk ishte kthyer më tek ajo el-hamdulilah.

E pyeta atë se çfarë ndiente kur ai ishte në trupin e saj dhe më tha: “Se i vinin mendime të këqija, që ishin në kundërshtim me Sheriatin dhe ndiente anim nga feja budiste dhe lexonte libra që ishin shkruar rreth saj (fesë budiste) dhe pasi Allahu e shpëtoi atë prej tij, këto mendime u larguan prej saj dhe ajo u kthye në gjendjen e mëparshme, larg nga këto mendime të devijuara.”

BURIMIمجموع فتاوى ومقالات الشيخ ابن باز 3/ 299
Artikulli paraprakDomethënia e fjalës “la ilahe il-la Allah” – Shejkh ibn Baz
Artikulli tjetërPrindërit kundër rrugës së Profetit ﷺ! – Shejkh Salih el-Fauzan

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu